E Hënë, 2 Nëntor 2026

52-vjeçarja gjendet pa shenje jete në banesë, kamerat e sigurisë çojnë te autori i dyshuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (28 korrik) në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku 52-vjeçarja Kozeta Teço është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, e cila ishte përfshirë nga flakët.

Fillimisht u dyshua se vdekja kishte ardhur nga asfiksimi, por hetimet morën një tjetër drejtim pas verifikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat ndihmuan në identifikimin e autorit të dyshuar dhe dinamikën pas ngjarjes.

Në pamjet filmike është parë një 31-vjeçar duke dalë nga një rrugicë rreth orës 05:30 të mëngjesit dhe duke hedhur një send, që më pas rezultoi se ishin rrobat e tij, në një kazan mbeturinash.

Sipas burimeve, Ilirjan S. kishte pasur një lidhje intime me të ndjerën. Gjatë ditës ai u shoqërua i prangosur në vendin e ngjarjes, duke treguar se ku i kishte hedhur rrobat pranë bulevardit kryesor të qytetit. Ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes, i dyshuari u shpreh për mediet se nuk është ai vrasësi.

 Gazetare: E. Xhindole  

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›