56 te vdekur bilanci i tre aksidenteve ne Kine

Nje seri incidentesh rrugore te ndodhura ne Kine ka cuar ne te pakten 56 persona te vrare ne mes te cileve 35 te rinj qe udhetonin ne nje autobus. Sipas autoriteteve kineze ne nje autostrade ne veri te Kines nje autobus me shpejtesi te larte ka goditur nje makine duke u permbysur dhe duke hedhur pasagjeret ne rruge. Me pas 10 persona te tjere humben jeten ne nje aksident ku u perfshine 24 makina per shkak te mjegulles qe kishte perfshire provincen lindore Anhui. Ndersa ne provincen qendrore te Henanit 11 te tjere humben jeten kur nje kamion u perplas me nje furgon. Te gjitha aksidentet kane ndodhur ne diten e fundit te nje jave pushimi kombetar te caktuar nga autoritetet kineze. Studentet qe udhetonin ne autobus ne qytetin-port Tinaxhin po ktheheshin ne shkolle ne momentin kur ndodhi aksidenti. Ndersa 19 te tjere mbeten te plagosur nderkohe qe shoferi eshte ne gjendje kome bejne te ditur agjencite kineze te lajmeve. Sipas Organizates Boterore te Shendetesise cdo vit ne Kine humbasin jeten nga aksidentet rreth 100 mije persona nderkohe qe rreth 500 mije te tjere mbeten te plagosur.