E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha inauguron rrugen Lapidar-Korite-Liqenas

Kryeministri Berisha nisi sot nje vizite dyditore ne Korce. Ne diten pare te saj Kryeministri mori pjese ne ceremonine e inaugurimit te perfundimit te rruges Lapidar-Korite-Liqenas investim i buxhetit te shtetit me vlere 516 milione leke dhe te henen do te zhvilloje nje vizite ne universitetin e Korces per ti pershendetur dhe uruar studenteve te ketij universiteti dhe te mbare vendit fillimin e vitit te ri akademik 2011-2012.

Rindertimi i rruges Lapidar-Korite-Liqenas me gjatesi 20 kilometra dhe gjeresia 6.5 metra do te lehtesoje komunikimin e rreth 40 mije banoreve te komunave Pojan dhe Vreshtas si dhe te fshatrave te komunave Cerrave dhe Liqenas. Nga ky investim perfitojne ne menyre indirekte edhe fshatrat e zones se Devollit pasi rruga perdoret gjithashtu si by-pass per te kaluar nga Qafe Plloca ne rrugen nacionale Korce-Bilisht. Ne menyre te vecante ky investim i vjen ne ndihme fermereve te kesaj zone te njohur bujqesore pasi ndikon direkt ne arritjen me shpejt te tregjeve per shkembimin e produkteve bujqesore e blegtorale si dhe per aktivitetet e tjera ekonomike.

Duke pershendetur banoret e kesaj zone per perfundimin e ketij investim te rendesishem per fermeret e saj por edhe per levizjen e nxenesve Kryeministri Berisha siguroi se qeveria do te vazhdoje investimet e saj ne komunat dhe fshatrat e ketij qarku por edhe ne mbare vendin per te pasur te njejten infrastrukture me lagjet e qytetit ne rruge ujesjelles kanalizime shkolla etj..

Duke folur per investimet ne kete qark por edhe per projektet e tjera te medha qe jane ne zbatim apo pritet te ndermerren Kryeministri Berisha u shpreh

Se pari ju pershendes shume perzemersisht dhe shpreh kenaqesine qe ndaj me ju gezimin e inaugurimit te kesaj rruge 20 kilometra te gjate rruges Lapidar-Korite-Liqenas me nje gjeresi 6.5-7 meter nga e cila perfitojne rreth 40 mije banore te rrethit te Korces rruge qe ka nje impakt shume pozitiv ne jeten tuaj te perditshme ne daljen tuaj sa me te lehte e te shpejte ne treg. Ne kemi investuar e investojme ne te gjitha rruget rurale qe lidhin komunat me akset kombetare qe lidhin fshatrat e kesaj zone me komunat. Ne kemi ndertuar unazen e qytetit do te ndertojme unazen e Pogradecit po investojme nga Qafe-Plloca drejt Tiranes nga Qafe-Thana drejt Pogradecit kane filluar punimet e autostrades Tirane-Elbasan dhe vetem investimi ne kete autostrade shkurton rreth nje ore kohen qe ju duhet juve per te shkuar ne Tirane. Pa llogaritur edhe investimin ne autostrades Qafe-Plloce-Qukes. Ne qarkun e Korces ne kemi bere investime serioze ne ujesjelles jemi perpjekur te zgjidhim problemin e ujit kemi investuar mbi 150 milion euro dhe ne teresi ketu jemi me mire se ne cdo rreth tjeter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›