6 plumba per hakun e 2 femijeve
Hasan Onuzi para se te merrte armen ne dore e te vriste kunatin, kishte kerkuar drejtesi per vajzen e zhdukur e djalin e vrare ne Itali ne cdo zyre shteterore
Elona Elezi
TIRANE - "Vura ne vend drejtesine per dy femijet e mi te vdekur. Tani e kam shpirtin e qete". Keshtu e nisi rrefimin e tij perpara inspektoreve te Antikrimit ne Komisariatin Nr. 4 te policise ne kryeqyte, 62-vjecari Hasan Onuzi, pasi u "ngop" se qelluari me plumba dje mbi kunatin e tij, Jeart Doku, 47 vjec, te cilin e la te vdekur ne vend. Para se te merrte armen ne dore dhe te kryente vetegjyqesine, Onuzi mesohet te kete deklaruar dje para grupit hetimor, se nuk ka lene dere pa trokitur per te gjetur autorin e zhdukjes se vajzes se tij, Albanes, 13 vjet me pare dhe te vrasjes se djalit te tij, Jemirit, 3 vite me pare. "Prej vitesh, - deklaroi ai dje para uniformave blu, - me brente dyshimi se vellai i gruas, Jeart Doku, me zhduku vajzen dhe pas disa vitesh me vrau dhe djalin".
Por pas cdo dere qe trokiste per te gjetur pergjegjesit per tragjedine e tij te dyfishte familjare, Hasan Onuzi duket se ka marre te njejten pergjigje: "Nuk eshte kompetence e jona, hetimi i ngjarjes se vrasjes ka ndodhur ne shtetin italian". Pasi eshte perplasur sa ne nje dere ne tjetren, pa gjetur ndihme, Hasan Onuzi i eshte futur punes, duke bere cdo gje vete, qe nga hetimi e deri tek pagesa per informacion per te gjetur autorin e zhdukjes se vajzes dhe vrasjes se djalit te tij. Pikerisht nje informacion i marre pak dite me pare, se ka qene pikerisht daja i femijeve te tij qe i ka bere dy here gjemen ne shtepi, duket se e coi dje 62-vjecarin Onuzi drejt ekzekutimit "diten per diell" e ne sy te dhjetera kalimtareve te kunatit te tij, Jeart Dokun.
Burimet policore bene me dije dje per "Korrierin", se ngjarja ka qene e mireorganizuar dhe me paramendim. Hasan Onuzi pas shume kerkimesh, ka vendosur te marre hak ndaj Dokut, duke derdhur mbi te nje bresheri plumbash. Rreth ores 12.00 te mesdites, ai ka gjetur kunatin e tij ne afersi te Farmacise Nr. 10 jo shume larg nga spitali onkologjik dhe pasi jane zene per pak caste, babai i dy femijeve te vdekur nuk ka hezituar qe te zbraze nje kreher me plumba ne trupin e Jeart Dokut. Pasi ka mbaruar karikatorin e pare te plumbave te pistoletes, Hasani ka tentuar ta mbush serish armen dhe te shfryje deri ne fund dufin e mbledhur ne vite, por nderhyrja e shpejte e nje inspektori te Policise Kriminale te Komisariatit Nr. 4 ne kryeqytet, i cili ndodhej rastesisht prane vendit te ngjarjes dhe thirrja e menjehershme e autopatrulles policore bene qe 62-vjecari te arrestohej ne vendngjarje dhe te dergohej menjehere ne Komisariatin Nr. 4 te policise. Armen e krimit Onuzi mesohet ta kete pasur prej kohesh ne shtepi, ndersa viktima Doku, sipas burimeve zyrtare policore, ka qene nje person me precedent penal ne Shqiperi e Itali.
Zhdukja e Albanes
Albana Onuzi niset se bashku me tezen e saj ne drejtim te Italise ne daten 7 mars te vitit 1994, kur ishte vetem 19 vjece. Pasi mberrin ne Milano shendosh e mire, vajza kontaktonte rregullisht me familjen. Pas dy muajsh ajo leviz drejt Bregamos me tezen. Ne kete qytet jetonte tezja tjeter e tyre. Dhe nga momenti qe Albana mberrin ne Bergamo, ajo humb kontaktet me familjen. Qe nga ajo kohe, rreth saj nuk ka asnje lloj informacioni. Mosha aktuale e saj eshte ose duhej te ishte 32 vjece. Rasti i Albana Onuzit eshte bere publik gjate muajve te fundit edhe ne emisionin e perjavshem "Njerez te humbur" te televizionit "Vizion plus", ku familjaret e saj kishin derguar te dhenat dhe vazhdonin te insistonin per te pasur nje pergjigje per fatin e saj, qofte ai dhe tragjik, sic mendonin dhe ata vete.
"E qelloi gjakftohte"
Nje shites ambulant tregon per gazeten "Korrieri" momentet e vrasjes. Ai pohon se rreth ores 11.30, teksa shiste si cdo dite ne cep te rruges, shikon dy meshkujt teksa debatonin ashper me njeri-tjetrin. Autori Onuzi pasi e kishte ndjekur nga trotuari, tenton qe ta kape nga krahu per te ndaluar, ne mesin ndares te dy aneve te rruges. Por viktima, duke e kundershtuar hapur, e ka shtyre per ta larguar nga vetja. "Mesa duket, ky ka qene dhe momenti kur plaku eshte acaruar dhe ne kete moment ka nxjerre nga xhepi nje pistolete dhe e ka qelluar ate djalin qe vdiq, ne pjesen e kembes", - tregon shitesi. Duke vazhduar ai rrefen se autori, duke mos u mjaftuar me plagen e marre, pa hezituar fare ka shkrepur te gjithe krehrin me fisheke mbi trupin e Dokut dhe me pas ka ndaluar. "Nuk e di pse ndaloi. Iu bllokua arma, apo po behej gati te mbushte perseri pistoleten? Pikerisht atehere u afruan dhe tre police, te cilet e mbajten autorin per te mos qelluar serish. Ky i fundit u dorezua menjehere. Nuk beri rezistence fare", -perfundon rrefimin e tij njeri nga deshmitaret okulare te ngjarjes.
"Dyshimet e cuan ne vrasje"
Kur u pyet rreth Hasan Onuzit, te moshuarit nga Kukesi qe banon ne afersi te zones se qendres spitalore "Nene Tereza", komshinjte te cilet e njohin mire nuk hezitojne te tregojne me shume dashamiresi rreth tij. "Hasani punonte si roje parkingu afer pallatit ku jeton. Eshte njeri shume punetor dhe i ndershem. Shikon punet e tij gjithmone dhe nuk i ka borxh kurrkujt. Fatkeqesite e cuan deri ketu. E mundonte prej kohesh ideja se personi qe i zhduku vajzen dhe i vrau djalin shetiste i lire rrugeve te Tiranes dhe nuk kishte paguar per krimet e bera", - shprehen disa burra te mbledhur grup prane pallatit, duke biseduar per fatin e keq te njeriut te mire qe njohin.