E Shtunë, 31 Tetor 2026

6 viktima dhe po aq te varrosur nen debore

Viktimat e një orteku në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit në Kosovë ka shkuar në gjashtë, ndërsa vazhdojnë kërkimet për të izoluarit nën disa metra dëborë.

Lajmi është konfirmuar të dielën nga policia e Kosovës, ndërkohë nën ortekun e dëborës ndodhen së paku edhe gjashtë persona të tjerë të konfirmuar.

Midis viktimave të identifikuara janë tre anëtarë të familjes Reka, ndërkohë që viktima e katërt është një mashkull i moshës 17-vjeçare.

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota ka deklaruar se ende ka shpresë që gjashtë personat që kanë mbetur të ngujuar nën ortekun e borës të shpetohen, pasi përmes telefonit janë dhënë sinjale se ende janë gjallë dhe gjenden të ngujuar në kuzhinë.

Ndërkohë, është nxjerrë e gjallë një vajze e mitur. Ministri Mujota, i cili gjendet në vendin e fatkeqësisë,  konfirmoi viktimat dhe vazhdimin e operacineve të udhëhequra nga njësitë e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ushtarët e FSK-së janë duke rrezikuar edhe jetën e tyre, pasi me lopata dhe mjete tjera të dorës kanë hapur tunele nën borë, për të arritur tek personat që besohet se gjendeshin në shtëpitë, në momentin kur u përfshinë nga orteku.

Deputetja e komunitetit boshnjak, Emilja Rexhepi, e cila gjendej në zonë, tha për “Top-Channel” se një djalë është nxjerrë nga bora, por gjendja e tij është kritike për jetën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›