Shfaqja e Prizrenit cel siparin ne Tirane

Teatri i Prizrenit ka çelur siparin e bashkëpunimit mes teatrit të Shqipërisë dhe atij kosovar nën moton “Një komb, një kulturë” që vjen në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. Shfaqja “Monserati” e Emanuel Robles erdhi nën regjine Roland Roshit.
Drama me tri akte e shfaqur premierë më 1948, njëherësh në Paris e Algjer na çon në Venezuelën e vitit 1812 ku lufton Bolivari. Ndërsa në skenë përplasen personazhet, Monserati (në rolin e të cilit interpreton Alban Krasniqi) dhe Iskierdo (Gëzim Rudi), dy ushtarakë pushtues spanjollë që mbajnë qëndrime të kundërta ndaj vendasve. Në këtë pjesë interpretojnë rreth 32 aktorë të teatrit të Pejës. Organizatorët kanë sjellë këtë pjesë, jo pa qëllim, pasi sipas tyre një dekadë mbas luftës për çlirimin e Kosovës të pohojnë se e kaluara që të mos përsëritet nuk duhet harruar. Është një gjë: sado bota të ecë përpara, janë ato konfliktet brenda qenies njerëzore që nuk ndalen kurrë.
Për publikun kryeqytetas do të vijnë edhe shfaqje nga teatri i Prishtinës dhe Pejës