60% e studentëve të farmacisë ngelin në diplomë

Farmaci, foto arkiv
Gjysma e studentëve në degën e farmacisë në të gjithë vendin nuk kanë arritur të kalojnë provimin e shtetit.
Këtë problem madhor e ngrenë drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve të cilët pohojnë se në të shumtën e rasteve universiteti ndiqet me kohë të pjesshme ose mbarohet pa u ndjekur fare nga studentet.
Sipas tyre në Shqipëri mbi 60% e studentëve janë ngelës dhe shumica e tyre vijnë nga shkollat private.
Por një problem tjetër shqetësues për tregun e farmacisteve është mbingopja me të diplomuar.
Sipas statistikave, 2 mijë farmacistë ushtrojnë profesionin në vendin tonë, numër që i tejkalon nevojat e popullsisë.
Mungesa e përvetësimit njohurive të nevojshme ka qenë shkaku që farmacistët të gabojnë në dhënien e ilaçeve dhe si pasojë qytetari nuk arrin të shërohet, por shëndeti i tij përkeqësohet.
/E.L/