Vazhdon mallkimi i familjes Kennedy

Mery dhe Robert Kenedy
Mery Kennedy, gruaja e dytë e Robert Kennedy Jr., është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Bedford, New York.
Sipas mediave amerikane, policia ka konfirmuar gjetjen e një personi të vdekur në banesën e Mary Kennedy-t, 52 vjeç, por nuk ka dhënë identitetin deri në konfirmimin nga një i afërm i familjes.
Mery ishte gruaja e dytë e Robert Kennedy, 58 vjeç, djali i ish-ministrit të Drejtësisë, Bob Kennedy, i cili u vranë në Los Angeles në 1968. Mary dhe Robert kanë qenë të martuar për 16 vjet, deri në vitin 2010.
Ata kanë 4 fëmijë. / G.N.