E Diel, 1 Nëntor 2026

60-vjetori i Luan Zhegut, miqtë i bëjnë një festë surprizë

Një surprizë shumë e bukur e organizuar nga miqtë e tij, pikërisht në 60 vjetorin e tij, ka befasuar dhe ka kënaqur jashtë mase artistin e mirënjohur Luan Zhegu. Kolegët e tij, të njësive bashkiake të kryeqytetit, me kohë e kishin përgatitur këtë befasi. Në pasditen e 24 shtatorit, dy kolegë e morën Luan Zhegun dhe i thanë se u kishte dalë një problem. Më pas, e sollën në një nga restorantet më të mira të kryeqytetit, ku aty po e prisnin miqtë e tjerë për ta festuar së bashku 60-vjetorin e tij. Për Luan Zhegun kjo ishte shumë e papritur, por shumë e këndshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›