E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, një shqiptar akuzohet për terrorizëm

Një shqiptar nga New York-u është akuzuar nën dyshimin se ka kërkuar të trajnohet nga militantët islamikë për të luftuar trupat amerikane në Irak dhe Afganistan, kanë bërë të ditur autoritetet vendase. FBI ka thënë se bëhet fjalë për Betim Kaziun, një qytetar amerikan dhe banor i New York-ut i cili ka kërkuar, që të sigurojë armë dhe të luftojë trupat amerikane jashtë vendit. Kaziu ka udhëtuar në Kajro në muajin shkurt, informon më tej FBI dhe më pas në Kosovë, ku është arrestuar nga autoritetet kosovare në muajin gusht. "Ky rast është një shembull i përpjekjeve të suksesshme ndërkombëtare për të hetuar dhe për të ndaluar ata, që do të angazhoheshin në akte terroriste dhe për të penguar komplotet e tyre", ka thënë prokurori amerikan Benton Kampbell. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se prej nga e ka prejardhjen Betim Kaziu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›