E Diel, 1 Nëntor 2026

60-vjetori i zbulimit të Amfiteatrit të Durrësit

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Më 14 prill 1966 u zbulua një nga thesaret më të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore, Amfiteatri i Durrësit.

Ai është një dëshmi e gjallë e lavdisë së qytetit në kohët antike. I ndërtuar në shekullin II pas Krishtit, në kohën e perandorit romak Trajan, kur Durrësi ishte një qendër e rëndësishme tregtare e Ilirisë, amfiteatri ishte një nga ndërtimet më të rëndësishme të kohës. Amfiteatri u ndërtua me tulla të pjekura romake të lidhura me llaç gëlqeror dhe është një simbol i arkitekturës së kohës.

Ai shërbente për shfaqje dhe argëtim publik, si për luftime gladiatorësh dhe beteja me kafshë të egra.

Amfiteatri ka përmasa të mëdha: rreth 136 metra gjatësi, 60 metra gjerësi, mbi 20 metra lartësi dhe një kapacitet prej 15,000–20,000 spektatorësh, duke u renditur ndër më të mëdhenjtë në Ballkan dhe i vetmi i këtij lloji në Shqipëri.

Sot, ky monument është një nga simbolet ikonike të qytetit të Durrësit. /j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›