E Diel, 1 Nëntor 2026

Një fortifikim me vlera të rralla, muret rrethuese të Komlikut në Ungrej të Lezhës datojnë në shekullin V

Fortifikimi ilir i Komlikut, në  zonën e Ungrejt ne Lezhë, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e studiuesve për vlerat e tij të rralla historike. Sipas të dhënave të evidentuara në terren, muret rrethuese datojnë në shekullin V p.e.s.

“Muret aktualisht ruhen më mirë  në pjesën perëndimore, ruhen gjurmët e dy portave, gjurmët e të paktën 10 kullave jo plotësisht të lexueshme, gjatësia e mureve është 60 metra ndërsa gjerësia e tyre shkon deri në 50 metra”, u shpreh historiani Paulin Zefi.

Bashkia Lezhë synon që këtë fortifikatë ilire ta kthejë në një atraksion turistik, pasi Njësia Administrative Ungrej vitet e fundit ka pasur interes nga turistë të huaj sidomos polakë e çekë:

“Ajo që është në interesin tonë  është që kjo fortifikatë ilire ta kthejmë në një atraksion turistik”, tha Agustin Zefi, Administrator i Njësisë Ungrej.

Ekspertët thonë se gërmimet sistematike dhe ndërhyrje konservuese për të përcaktuar saktë kronologjinë e sitit janë shumë të rëndësishme edhe për përfshirjen e këtij siti në trashëgiminë kombëtare.

Gazetar: E. Hila

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›