E Martë, 3 Nëntor 2026

62-vjeçari bie nga kantieri i ndërtimit, niset drejt Traumës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një 62-vjeçar është plagosur pasi ka rënë nga një skelë teksa punonte në një kantier ndërtimi.

62-vjeçari i identifikuar si Servet Ziflaj, është nisur para pak minutash me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ziflaj ishte paraqitur ditën e djeshme në urgjencën e Sarandës pasi kishte rënë nga një lartësi rreth 3-4 metra në kantierin ku punonte.

62-vjeçari fillimisht ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por ditën e sotme situata u përkeqësua dhe hyri në gjendje kome.

Ky është rasti i disatë i aksidenteve në punë së fundmi ndërsa ka nisur një hetim për ngjarjen është çelur për të monitoruar kushtet e sigurisë në punë dhe mënyrën e zbatimit të tyre.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›