E Hënë, 2 Nëntor 2026

620 mijë rasate krapi i shtohen liqenit të Prespës

Në liqenin e Prespës, janë hedhur 620,000 rasate krapi autokton, njoftoi Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

Ajo vuri në dukje se hedhja e rasatit të peshkut po jep rezultate në ripasurimin dhe ripopullimin e krapit që konsiderohet pasuri natyrore.

Hedhja e rasatit të peshkut korrespondon edhe me periudhën e shtimit natyral dhe vjen në zbatim të menaxhimit të qëndrueshëm të peshkimit dhe në kuadër të zbatimit të programit të ripopullimit të kategorive ujore me specie autoktone.

Rasati i hedhur në Liqenin e Prespës është prodhuar dhe rritur në ekonominë e Zvezdës në Korçës.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›