Ushtria izraelite deklaron se ka vrarë liderin e Hezbollahut: Hassan Nasrallah s’do terrorizojë më botën

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë deklaruar se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është vrarë.
Në një deklaratë të shpërndarë në llogarinë X të IDF, thuhet: “Hassan Nasrallah nuk do të jetë më në gjendje të terrorizojë botën”. Lajmi u konfirmua edhe nga Hezbollahu, përmes një deklarate.
Deklarata vjen pas një serie sulmesh gjatë natës në Bejrut, për të cilat Izraeli tha se synonin Nasrallah dhe komandantët e tjerë të Hezbollahut.
Kush është lideri i Hezbollahut
Sheikh Hassan Nasrallah , udhëheqësi i lëvizjes militante shiite islamike Hezbollah në Liban, është një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim në Lindjen e Mesme. Nasrallah nuk është parë në publik prej vitesh për shkak të frikës se mund të vritet nga Izraeli.
Një figurë e errët me lidhje të ngushta personale me Iranin, ai luajti një rol kyç në shndërrimin e Hezbollahut në forcën politike dhe ushtarake që është sot dhe mbetet i nderuar nga mbështetësit e grupit.
Nën udhëheqjen e Nasrallah, Hezbollahu ka ndihmuar në trajnimin e luftëtarëve nga grupin e armatosur palestinez Hamas, si dhe milicitë në Irak dhe Jemen, dhe ka marrë raketa nga Irani për t’i përdorur./ BBC
/rtsh.al/