E Shtunë, 31 Tetor 2026

63% e amerikanëve pro aksioneve ushtarake kundër Iranit

Flamuri iranian / Foto arkiv

Një studim i qendrës kërkimore Pew tregon se 63 për qind e amerikanëve favorizojnë aksionet ushtarake për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i armës bërthamore.

Shumica e të anketuarve në Evropën perëndimore po ashtu shprehin qëndrim të ngjashëm.

Sipas anketës së bërë publike të premten, në shumicën e vendeve, kundërshtarët e Iranit bërthamor mbështesin sanksionet ekonomike ndërkombëtare për të ndaluar aktivitetin e tij bërthamor.

Megjithatë, kinezët dhe rusët, që kanë marrë pjesë në anketë, kanë kundërshtuar edhe aksionet e rënda, edhe sulmet ushtarake.

Irani thotë se aktiviteti i tij bërthamor ka qëllime paqësore. / REL

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›