Greqia shpërndan Parlamentin, gati plani për shtypjen e dhrahmisë

Parlamenti grek / Foto arkiv
Presidenti grek, Karolos Papulias, ka firmosur dekretin për shpërndarjen e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 6 majit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, të cilat do të mbahen në 17 qershor.
Të gjitha partitë politike në Greqi do ti rikthehen edhe një herë fushatës elektorale për të kërkuar votën e qytetarëve grekë, duke shpresuar për një pjesëmarrje më të madhe në votim.
Institucionet europiane kanë nisur të marrin në konsideratë daljen e mundshme të Greqisë nga eurozona, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve.
Sipas sondazheve të kryera paraprakisht, koalicioni i majtë SYRIZA duket se do të jetë sërish fitues.
Ndërkohë, skenari i mundshëm i daljes nga eurozona ka sjellë marrjen e masave paraprake, si shtypja e dhrahmisë.
Kompania e britanike e prodhimit të kartëmonedhave De La Rue ka hartuar një plan emergjence për shtypjen e dhrahmive në rast se Greqia largohet nga eurozona.
Lajmin e publikon agjencia e lajmeve Reuters, që i referohet një burimi anonim nga ana e kompanisë, e cila është prodhuesja më e madhe në botë e kartëmonedhave, pasi ka printuar mbi 150 monedha kombëtare. / G.N.
* * *
Obama: Greqia duhet të qëndrojë në eurozonë
Greqia nuk duhet të dalë nga eurozona. Kemi rënë dakord për këtë. Është u shpreh presidenti amerikan Barak Obama pas takimit me presidentin francez Fransua Holand.
Konsolidimi i financave publike duhet të shoqërohet me masa që garantojnë rritjen ekonomike, është shprehur Obama para hapjes së takimit të G8-s në Kamp David.
Berlini përgënjeshtron propozimin për referendum
Qeveria gjermane ka përgënjeshtruar lajmin se kancelarja Angela Merkel i ka propozuar presidentit grek mbajtjen e një referendum për qëndrimin në eurozonë.
Sipas lajmit të përhapur në media, Merkel i kishte sugjeruar Papuliasit, gjatë një telefonate, mbajtjen e një referendumi njëkohësisht me zgjedhjet legjislative të 17 qershorit.
Monti: Disiplinë dhe rritje ekonomike
Duhet gjetur një pikë takimi mes disiplinës fiskale dhe stimujt e kërkesës. Qeverisja e Bashkimit Europian del më e fortë nga kriza greke, është shprehur kryeministri Mario Monti në një intervistë për CNN. Duhet të rikuperojmë nocionin e kërkesës. Duhet ti shohim gjërat në mënyrë më pozitive se sa autoritetet europiane më konservatore, tha Monti. / G.N.
* * *
BE përgatitet për daljen e Greqisë nga eurozona
Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane po bëjnë gati planet për daljen e mundshme të Greqisë nga eurozona. Komisioneri i Tregtisë, Karel De Gucht, shprehet se këto plane do të minimizojnë efektin domino.
De Gucht ka bërë një deklaratë të tillë në një intervistë për të përditshmen belge De Standaard.
Por drejtuesi i BQE, Jose Manuel Gonzale-Paramo, insiston për qëndrimin e Greiqë në euroznë.
Gjatë krizës së eurozonës, Brukseli është përpjekur të mbajnë Greqinë në monedhën e përbashkët në një kohë që i kërkonte asaj përmbushjen e masave shtrënguese.
Sot, Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni Evropian, po studiojnë skenarin emergjent, është shprehur De Gucht për De Standaard. Ai ka nënvizuar se dalja e Greqisë nuk do të sjellë fundin e euros, siç pretendojnë disa. Komisioneri nuk ka dhënë detaje për planin që po përgatitet.
Ndërkohë, një zëdhënës i KE-së, Olivier Bailly, ka përgënjeshtruar një gjë të tillë. KE mohon zyrtarisht që të ketë nisur punën për skenarin e daljes së Greqisë nga euro. Komisioni kërkon që Greqia të qëndrojnë në eurozonë, shprehet Bailly nëpërmjet rrjetit social Twitter.
Nga ana tjetër komisioneri i Financave, Olli Rehn është shprehur në një prononcim për mediet se KE nuk po punon për ndonjë skenar por për qëndrimin e Greqisë në eurozonë. /BBC/
Përgatiti: F.Stafa