65-vjetori i lindjes së poetit Xhevahir Spahiu

Poeti Xhevahir Spahiu ne 65 vjetorin e lindjes ka qene plot me emocion dhe sy te mbushur plote drite teksa degjointe miqte dhe adhuruesit e pozite se tij te shprehnin kaq admirim per te. Ne ceremonine ne akademine e shkencave merrnin pjese shkrimtare, poete, botues dhe shume miq te poetit.Nje prej poeteve me origjinale te letrave shqipe eshtë hera e parë që Spahiu merr pjesë në një festë të madhe që organizohet për nder të tij.
“Rruga jote në fushën e poezisë dhe publicistikës nuk ka qenë e lehtë, përkundrazi ka qenë e vështirë dhe plot peripecira. Ti ke rrezikuar dhe ke sakrifikuar jetën tënde dhe qetësinë tënde për të thënë të vërtetën”, thotë Suzana Turku, Zv.ministre e Kultures. Kur nuk ka kaluar një vit nga gjendja e vështirë shëndetësore që provoi në mars 2009, ai ka gjetur forca te thote thjesht “Faleminderit!”
Xhevahir Spahiu u lind më 1 mars 1945 në fshatin Malind të Skraparit. Diplomohet në vitin 1967 për letërsi në Universitetin e Tiranës. Që nga ky vit e deri më sot ai ka punuar si gazetar, mësues, botues, skenarist. I cilësuar si një nga poetët në zë shqiptarë të dalë në vitet '70, Spahiu ka botuar një sërë vëllimesh poetike si "Ti qytet i dashur (1973)", "Vdekje e perëndive (1977)", "Dyer dhe zemra të hapura (1978)", "Poezia shqipe (1990)", "Kohë e krisur (1991)"etj. Së fundi është botuar vepra e tij e zgjedhur, krijimet më të mira ndërmjet viteve 1965-2000. Janë dy vëllime me të njëjtin titull, "Udha". Viti 1993 e gjen Spahiun sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, struktura bazë e organizimit dhe orientimit të artistëve në 45 vite të regjimit. Shumë shpejt ai emërohet kreu i kësaj strukture, funksion të cilin e kryen deri në vitin 1998. Ndërsa Akademia e Shkencave gjatë zgjedhjeve të saj të fundit e vlerësoi Spahiun duke e bërë anëtar të saj.
Mira Tuci