E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri, Cërvenkovski: Gruevski nuk na ka njoftuar për bisedimet

Një javë pas vizitës së ndërmjetësit të OKB-së për çështjen e emrit Metju Nimic, Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, nuk ka njoftuar krerët e partive politike për rrjedhën e bisedimeve me palën greke. Kështu u shpreh lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, duke shtuar se nëse është e nevojshme është i gatshëm të japë sugjerimet e tij rreth kësaj çëshjeje.

“Në rast se kryeministri Gruevski vlerëson se ka diçka për të na thënë dhe të na informojë në ndonjë takim liderësh, ne këtu jemi. Në rast se Kryeministri Gruevski vlerëson se është i nevojshëm një takim i tillë që të dëgjojë mendimin tonë, ndonjë sugjerim tonin, ne sërish jemi këtu. Në rast se vlerëson se mundet ta udhëheqë vetë këtë proces, ne i urojmë sukses. Kuptohet i urojmë sukses që ta zgjidhë dhe jo ta bllokojë zgjidhjen e këtij problemi”, tha Branko Cërvenkovski, Kryetar i LSDM-së.

Ndërkohë, duke komentuar zërat për nevojën e formimit të një Qeverie teknike, Cërvenkovski theksoi se një ide e tillë është e parealizueshme, joproduktive, madje e dëmshme për Maqedoninë.

“Ne kemi një qeveri e cila ka shumicën absolute në parlament. Së bashku me partnerin e koalicionit ajo përbën 2/3 e deputetëve. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë për kapacitete shtesë, apo legjitimitet as në aspektin politik e as atë numerik. E kanë pushtetin e plotë, mund të marrin vendime, opozita i inkurajon që të marrin vendime”, vijon Cërvenkovski.

Cërvenkovski sërish përsëriti qëndrimin se LSDM-ja do të mbështesë çdo zgjidhje rreth kontestit të emrit me Greqinë, e cila është e pranueshme për Kryeministrin Gruevski dhe që jep garanci për ruajtjen e identitetit kombëtar maqedonas, përkatësisht njohjen e gjuhës dhe popullit maqedonas.

Bedri Rexhallari < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›