7 gra kërcënojnë të hidhen nga pallati, burrat përleshen me policinë
TIRANË- Që prej ditës së djeshme, 7 gra vijojnë të qëndrojnë në tarracën e një pallati në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë, duke kërcënuar se do të hidhen nga lartësia, nëse nuk do të respektohet marrëveshja ndërmjet tyre dhe pronarit të një pallati në ndërtim.
Ndërkohë, uniformat blu të kryeqytetit ndodhen në vendngjarje për të monitoruar situatën dhe po vazhdojnë negociatat me gratë, të cilat shprehen se janë të vendosura të qëndrojnë aty derisa të vijë pronari i pallatit dhe t`i ndajë apartamentet që u takojnë.
Gjatë qendrimit të tyre në tarracë, ka pasur një konflikt mes banorëve, familjarë të grave dhe policisë. Duket se orët e gjata të pritjes pa zgjidhje të problemit banorët janë irrituar, duke u konfrontuar me policinë. Ndërkohë rreth orës 13:25 forca të policisë kanë hypur në tarracën e pallatit për të negociuar me gratë që të zbresin e ta vazhdojnë protestën e tyre diku tjetër.
Gazetari i News24 Spartak Koka raporton nga vendngjarja se pas përplasjes me policinë u shoqëruan dy persona në komisariatin nr 6, ndërkohë që drejtues të policisë po vazhdojnë të negociojnë me gratë për t’i dhënë fund protestës së tyre.
Sipas tij, edhe tek gratë ka pasur shqetësim gjatë kohës kur burrat e djemtë e tyre përlesheshin me policinë.
“Gjatë kohës që shikonin burrat duke u përleshur gratë ngë tarraca kërxcënonin se do hidheshin”, raporton gazetari i News24.
Sipas tyre, janë 23 familje të cilat qëndrojnë prej 3 vjetësh me qera ndërsa pretendojnë se pronari i pallatit nuk ka respektuar marrëveshjen e nënshkruar me ta për t`u dhënë apartamente në këmbim të tokës.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga përleshja