E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Tuluzës, Sarkozi apel mediave: Mos shfaqni videon

FRANCË- Presidenti Francez Nikolas Sarkozi u ka kërkuar stacioneve televizive që të mos transmetojnë videot e sulmeve të realizuara nga vrasësi i Tuluzës teksa zyra e rrjetit Al Xhazira në Paris ka siguruar pamjet filmike.

Zyrtarë të lartë të këtij televizioni janë mbledhur në zyrat qëndrore në Katar për të diskutuar nëse kjo video duhet të transmetohet apo jo. Vrasësi me origjinë algjeriane, Mohamed Merah i kishte filmuar me një kamera të vendosur në motor këto sulme ndaj tre fëmijëve dhe një mësuesi si dhe tre ushtarëve. Merah u vra nga policia në apartamentin e tij në Tuluzë ditën e enjte.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›