E Shtunë, 31 Tetor 2026

7+ i Arsenalit, e han Tottenhamin

Arsenali e ka demoluar Tottenhamin në derbin londinez duke e mposhtur bindshëm me rezultat 5 me 2. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Aebayor.

Por ishte pikërisht Adebayor ai që e dëmtoi Tottenhamin pas përjashtimit nga loja në minutën e 18.

Arsenali e shfrytëzoi epërsinë e një lojtari më shumë duke shënuar 3 gola në pjesën e parë. Mertesacker, Podolski dhe Giroud ishin realizator.

Edhe në pjesën e dytë topçinjtë vazhduan ofensivën. Cazorla në minutën e 60 shënoi për 4 me 1.

Bale në minutën e 70 shënoi për 4 me 2 ndërsa Walcot në minutën e fundit realizoi golin e 5 për Arsenalin dhe të fundit në këtë ndeshje./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›