E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo të ankohet në FIFA!!

Revista e FIFA-s ka nxjerrë një historik të ngjarjeve të mëdha të futbollit në vitet e fundit me 61 faqe të cilën e ka publikuar në revistën zyrtare të saj. Mediat portugeze janë ankuar shumë në këtë historik pasi që në të vetëm në 2 faqe flitet për Cristiano Ronaldon.

Sipas një analize nga një gazetë portugeze, emri i Lionel Messit përmendet 14 herë në historik ndërsa i Ronaldos vetëm 2 herë. Madje emri i CR7 nuk zë vend fare deri në faqen 17 ku janë 23 kandidatët për Topin e Artë sivjet.

Edhe në faqen e fundit flitet për Ronaldon ku është e vendosur një foto e tij me Portugalinë, por që ka prapë ankesa pasi që në foto janë edhe Meireles e Valera.”Messi është kudo, për mendet çdokund, madje edhe figura e tij prej dylli është e pranishme” shkruan gazeta.

Mediat portugeze sygjerojnë Ronaldon që të bëjë ankesë në FIFA pasi që po i bëhet shumë marketing Messit ndërsa po injorohet portugezi/indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›