7 vjet ne qeli denohet ish-presidenti izraelit

Ish- presidenti i Izraelit Moshe Katzav dënohet me 7 vjet burg për përdhunim. Katsav rrezikonte deri në 16 vjet burg. Ish- presidenti që u vetëdeklarua i pafajshëm u shpall fajtor në muajin dhjetor për dy akuzat për abuzim seksual që datonin në kohën kur ishte ministër i turizmit më 1998 e për ngacmim seskual të dy grave kur ai ishte president nga 2000 në 2007.
Tre gjykatësit e gjykatës së shkallës së parë në Tel Aviv dënuan ish- presidentin dhe me nj gjobë prej rreth 20 mijë eurosh. Seanca gjyqësore është transmetuar direkt në televizionin shtetëror ndërsa dhe rreth godinës së gjykatës u raportua një turmë kuriozësh e eksponentë të grupimeve feministe.
Ndërsa jepte dënimin gjykatësi deklaroi se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ndërsa 65- vjeçari i pari ish- president që dënohet me burg në historinë e Izraelit u përlot ndërsa bërtiti “bëtë gabim, ishte thjesht një gënjeshtër”. Pritet që Moshe Katzav ta apelojë vendimin e sotëm.
Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e martë , 22 mars 2011 )