Raketat mbi Libi perplasje ne drejtimin e misionit

Bie numri i bombave të hedhura mbi Libi ndërsa rriten më tepër paqartësitë rreth të ardhmes së operacionit “Odiseja e Agimit”. Kundër ajrori libian ka qëlluar sërish gjatë natës. Ndërsa avionët francezë Mirage e Rafale kanë patrulluar mbi shtetin afrikan e kanë goditur instalimet radare të pozicioneve mbrojtëse, qendrat e komandove dhe dy bazat ushtarake të marinës detare.
Tornadot e fundit italianë u kthyen në bazë brenda orës 21.30 për t’u nisur sërish sot në mëngjes e ministri i mbrojtjes La Russa sërish theksoi se avionët luftarakë italianë nuk qëllojnë. Por për momentin mbeten të hapura mosmarrveshet mbi udhëheqjen e misionit. Franca që është angazhuar me numrin më të madh të avionëve kundërshton që udhëheqjen e misionit ta marrin trupat e NATO-s. Italia nga ana tjetër insiston që komanda t’i kalojë Alenacës. Në të kundërt Roma është e gatshme të mos lejojë më përdorimin e bazave ajrore.
Por mosmarrveshjet nuk mungojnë dhe brenda aleancës me Turqinë që shprehet katërcipërisht kundër një Iraku të dytë. Pas sprapsjeve të sulmevbe ajrore të mbështetësve të Gedafit mbi Bengazi ngrihet pyetja se cili është qëllimi i misionit të vendeve perëndimore që sipas vullnetit të deklaruarar dhe në bazë të mandatit të Kombeve të Bashkuara nuk kanë Gedafin si shënjestër direkte. Obama megjithatë në fjalën e tij ka theksuar se Geddafi duhet të largohet sikundër nënvizoi se kontrolli i operacionit do të kalojë në të tjera duar jo gjatë javëve, por gjatë ditëve në vijim.
Pas natës së tretë një zedhënës i qeverisë në Tripoli raportoi për nëntë sulme në kryeqytet, në Suara, Mistrata si dhe në bastionet e Gaddafit në Sirte dhe Sebha.
Nuk ndalen as luftimet në terren. Është rivendosur kontrolli në Misrata. Luftime të ashpra raportohen dhe 140 km larg Tripolit. Tre gazetarë të huaj janë arrestuar nga forcat e regjimit. Sipas shoferit të tyre janë arrestuar Dave Clark e Roberto Schmidt të France Presse si dhe Joe Raedle, fotograf i agjencisë Getty. Për fatin e tyre mungojnë informacionet zyrtare.
Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e martë , 22 mars 2011 )