E Diel, 1 Nëntor 2026

70 vjet nga konferenca Wannsee memoriali kujton sot vendin ku u vulos Holokausti

Zgjidhjen finale te ceshtjes se hebrenjve e quanin nacionalsocialistet planin e tyre kriminal. Keshtu shkruhet ne protokollin e hartuar 70 vjet me pare ne Konferencen e Wannsee. Ne takimin ne 20 janar 1942 ne nje vile ne nje peisazh idilik moren pjese 15 perfaqesues te larte naziste. E vetmja pike e rendit te dites perfundimi i Holokaustit i cili tashme kishte filluar.

Zgjidhja finale e ceshtjes se hebrenjveBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ekspozita e perhershme ne dhomen e konferences Wannsee

Ne Nuremberg zhvillohesin proceset kunder zyrtareve te Ministrise se Jashtme kur zevendesprokurorit Robert Kempner ne mars 1947 i bien ne duar nje numer dosjesh te kesaj ministrie. Nje dokument ngjall interes te vecante. Sekret i Rajhut - keshtu shkruhet me ngjyre te kuqe ne faqen e pare. Gjetja eshte nje sensacion. Protokolli i konferences sic eshte titulluar ne menyre burokratike teksti prej 15 faqesh konsiderohet si prove vendimtare per zhdukjen sistematike te hebrenjve europiane. Ne protokollin e konferences se Wannsee numri i tyre vleresohet ne 11 milione.

30 kopje ka pasur dokumenti i ashtuquajtur zgjidhja finale e ceshtjes se hebrenjve. Vetem kjo kopje ka mbetur. Ajo perben bazen dhe parakushtin per shtepine e konferences Wannsee ne funksionin e saj te sotem.

Interesimi per historine bashkekohore

Vila luksoze ndodhet jashte shtegut turistik ne kufirin jugperendimor te qytetit. Megjithate shume te interesuar per historine marrin rrugen e gjate deri ne vile. Qe prej hapjes ne vitin 1992 numri i vizitoreve thuajse eshte dyfishuar dhe se fundi arrinte ne 105.000 vete thote me kenaqesi drejtori i monumentit perkujtimor Norbert KampeBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Drejtori i monumentit perkujtimor Norbert Kampe

Ne fillim ne nuk e prisnim qe historia bashkekohore te luante nje rol kaq te madh ne formimin e te rinjve apo ne turizem. Berlini perceptohet si nje vend ku mund te informohesh mire ne lidhje me historine. Krahas teatrove dhe muzeve ketu ka dhe nje panorame te pasur monumentesh perkujtimore per diktaturen nacionalsocialiste dhe komuniste. Dhe kjo oferte perceptohet shume intensivisht.

Dy te tretat e vizitoreve vijne nga jashte pjesa me e madhe nga Izraeli. Kjo ka te beje shume me Adolf Eichmann-in i cili si drejtuesi i autoritetit te sigurise se Rajhut pati shkruar protokollin e konferences se Wannsee 70 vjet me pare. Si nje prej krimineleve me te kerkuar te luftes atij iu be nje proces publik ne Jeruzalem ne vitin 1961.

Enigma Konferenca e WannseeBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Enigma e konferences Wannsee - shume pyetje mbi rolin e saj ne zhdukjen e hebrenjve

Te dhena konkrete se si duhej te zhdukeshin hebrenjte nuk gjenden ne protokoll. Por nje lexim i kujdesshem ben te qarte se me formulimin evakuuim ne Lindje nuk nenkuptohej asgje tjeter. Megjithate historiani Eberhard Jckel ne fillim te viteve 1990 e konsideronte konferencen e Wannsee nje enigme. Nderkohe ne kete drejtim eshte avancuar shume thote historiani Peter Klein i cili me rastin e 70 vjetorit te konferences se Wannsee organizoi nje konference nderkombetare historianesh ne Berlin. Dy interpretime karakterizuan diskutimin shpjegon Klein Se pari qe pak para fteses se pare per konferencen e Wannsee eshte hartuar vertet nje vendim nga Hitleri. Ai i eshte percjelle bashkepunetoreve me te ngushte .... Ka edhe nje interpretim te dyte sipas te cilit konferenca e Wannsee perben vetem nje hap ne rrugen e vrasjes masive te te gjithe hebrenjve.

Konferenca e Wannsee ishte hapi vendimtar ne rrugen drejt zgjidhjes perfundimtare te ceshtjes se hebrenjve. Takimi drejtohej nga shefi i policise se sigurise Reinhard Heydrich. Gjysma e pjesemarresve ishin akademike. Pra behej fjale per nje grup njerezish me formim shume te larte akademik te cilet ne menyre rutine apersonale vulosen zhdukjen e hebrenjve. 15 historiane perpiqen tani te depertojne ne boten e tyre te mendimeve ne psiqiken e tyre. Per kete qellim ata kane ndermarre nje projekt teatri dokumentar.

Memoriali si strukture me oferta pedagogjike

Konferenca e Wannsee mbetet edhe sot 70 vjet me vone nje teme shume komplekse. Kete drejtori i vendit perkujtimor Norbert Kampe e perjeton shpesh ne nje menyre te ndryshme kur vizitoret jane grupe te rinjsh. Atehere diskutohen tema aktuale si neonazismi dhe esktremizmi i djathte. Ne kete mes ka edhe situata delikate kur per shembull ne grupin e te rinjve ka nxenes me prinder palestineze apo arabe Atehere thuhen edhe fraza si Ajo qe Hitleri u ka bere atehere hebrenjve perpiqen tani ta bejne izraelitet me palestinezet. Ne kete rast eshte shume e rendesishme te behet e qarte se ku qendrojne dallimet kryesore. Ndaj frazave dhe formulimeve te tilla na duhet te reagojme shume fleksibel ... dhe me shume pergjegjesi. Shpresa jone eshte qe te mund te ndihmojne per te sqaruar.

Shtepia e konferences Wannsee eshte nje strukture pedagogjike thekson Norbert Kampe vetkuptueshmerine dhe pretendimin e memorialit tashme 20 vjecar. Ne aspektin historik ajo mbetet megjithate nje vend i fajtoreve e lidhur me fabriken e vrasjeve te nacionalsocializmit.

Autor Marcel Frstenau

RedaktoiE. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›