Kriza e euros kantiere ndertimi dhe gropa ne rruge

Kur ministrat e financave te 17 vendeve te Eurozones dhe dhjete vendeve te tjera anetare te BE-se te mblidhen te henen dhe te marten 23./24.01 ne takimin e radhes te keshillit te ministrave do te kene ne rendin e dites te njejtat probleme si vitin e kaluar kriza e borxheve te Greqise pakti fiskal per Evropen negociatat per ristrukturimin e borxhit grek me bankat ngushtica kercenuese e kredive ulja e bonitetit te vendeve anetare dhe bankave fondi i shpetimit. Ministrat e financave perpiqen te luftojne ne disa fronte njeheresh. Por shume prej problemeve jane te nderthurur me njeri-tjetrin. Pas nje jave do te mblidhen ne nje samit te posacem per krizen e vazhdueshme evropiane kryetaret e shteteve dhe qeverive te BE-se.
Pacienti grek Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Per konsultime me siguri qe ka shume nevoje.
Aktualisht Troika e perbere nga perfaqesues te Komisionit te BE-se Bankes Qendrore Evropiane dhe FMN-se po shqyrton serish nese Greqia ka arritur objektivat e saj dhe nese eshte i pergjegjshem vendimi per dhenien e kestit te ardhshem te kredise. Qe tani eshte e qarte se deficiti grek eshte teper i larte dhe rritja ekonomike shume e ulet. Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh ne nje interviste se beson qe Greqia do te qendroje mbi kembet e veta jo me pare se viti 2020 pra vetem atehere pritet qe ajo te mund te siguroje kredi ne tregjet financiare. Nese Greqia nuk do te marre kestin e ardhshem te kredise nga BE dhe FMN deri ne mes te marsit shteti grek nuk do te jete i afte te shlyeje detyrimet.
Shkurtim borxhesh per Greqine
Negociatat mes shoqates nderkombetare te bankave dhe qeverise greke ecin tejet ngadale dhe duhet te kishin perfunduar prej kohesh. Bankat duhet te heqin dore nga 103 miliarde detyrime greke. Kjo eshte gati 50 per qind e totalit te detyrimeve greke. Ne kembim ato marrin nje garanci qe pjesa tjeter prej 50 per qind do te shlyhet patjeter.
Afati i maturimit dhe normat e interesit per pjesen tjeter te obligacioneve shteterore jane te polemizuara. Vec kesaj kreditoret nuk kane asnje interes te pranone vullnetarisht reduktimin e borxhit pasi jane te siguruar mjaft mire ne rast mosshlyerje nga Greqia. Ata preferojne te spekulojne me falimentimin e Greqise.
Paketa e dyte e ndihmes per Greqine
Por reduktimi i borxheve eshte pjese e nje pakete te dyte shpetimi e cila duhet ta nxjerre Greqine nga keneta e borxheve. Sa kohe nuk eshte rregulluar heqja dore nga nje pjese e detyrimeve nga vete kreditoret shtetet e Eurozones nuk duan te vendosin per nje pakete te dyte ndihme. Fillimisht ishin planifikuar edhe 130 miliarde kredi te tjera per vitet e ardhshme te cilat do te dilnin nga fondi evropian i shpetimit. Paketa e pare e ndihmes e cila ende vazhdon paguhet nga nje fond i vecante i krijuar enkas per Greqine. Vendimi per dhenien e kesteve te ardhshme te kredise merret nga Troika aktualisht ne Athine.
Fondet e shpetimit EFSF dhe ESM Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sa ombrella do te duhen
Per te financuar ndihmat per Greqine dhe pagesa te metejshme per Portugaline dhe Irlanden Eurozona aktualisht negocion rreth marreveshjes per nje fond te perhershem shpetimi ESM. Ky fond i perhershem ne te cilin pronaret shtetet e Eurozones do te derdhin para te mirefillta dhe jo vetem garanci duhet te filloje nga puna qe ne korrik 2012 pra nje vit me pare nga sa ishte parashikuar fillimisht. Per kete arsye trysnia kohore eshte e madhe pasi duhet dhene miratimi nga parlamentet e vendeve anetare. Me depozitat ne para te shteteve te euros synohet te rritet efikasiteti dhe boniteti i fondit te perhershem. Ai pritet ta kete me te lehte te marre para ne tregjet e kapitalit se sa ombrella e shpetimit EFSF fondi i perkohshem i shpetimit. Ky fond i perkohshem funksionon mbi bazen e garancive te shteteve te euros dhe ulja e bonitetit te tij nga agjencia Standard amp Poors ka ngjallur dyshime per fuqine e tij vepruese.
Pakt fiskal per te gjithe me perjashtim te Britanise se Madhe
Pjesa me e madhe e kryetareve te shteteve dhe qeverive te BE-se ne dhjetor te vitit te kaluar nen trysnine e Berlinit dhe Parisit vendosen te negociojne per nje marreveshje te re te se drejtes nderkombetare. Ky pakt fiskal duhet te siguroje nje politike fiskale te njesuar dhe strikte edhe pertej kufijve te Eurozones. Ministrat e Financave duhet ta miratojne tekstin e marreveshjes. Kancelarja Merkel do ta paraqese ate madje ne samitin e posacem ne 30 janar por ende ka polemike rreth percaktimeve te vecanta. Disa paragrafe per Qeverine gjermane jane te formuluar shume vagullt ndersa shtete te tjera nuk pranojne nderhyrje masive te sovranitetin e tyre mbi politiken fiskale kombetare si per shembull Britania e Madhe. Vetem pas miratimit te paktit fiskal mund te nenshkruhet marrveshja per fondin afatgjate te shpetimit.
Italia Spanja dhe vende te tjera te rrezikuara nga kriza Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Wolfgang Schuble dhe Luc Frieden
Aktualisht normat e interesit qe duhet te paguajne Italia dhe Spanja per obligacionet e tyre shteterore jane ende ne nivel te perballueshem. Por vale te reja spekulimesh kunder ketyre shteteve te brishta jane ne cdo kohe te mundshme. Kryeministri italian Mario Monti kerkon solidaritet nga vendet e tjera te Eurozones por nese Italia do te gjendej vertet ne veshtiresi ombrella aktuale e shpetimit EFSF nuk do te mund te shpetonte edhe vende te tjera nga virusi i krizes. Per kete arsye po punohet per ngritjen sa me shpejt te fondit te perhershem te shpetimit ESM. Ai pritet te kete nje volum prej 500 miliarde eurosh por ka te ngjare qe kjo shume te rritet ne mars per te qetesuar tregjet e kapitalit.
Bankat ne krize
E lidhur ngushte me krizen e borxheve te shteteve eshte situata e bankave ne Evrope. Deri ne 1 korrik bankat duhet te sigurojne rreth 100 miliarde kapital te vetin shtese per te qene te mbrojtura nga humbje te ardhshme te mundshme per shkak te obligacioneve shteterore. Disa banka do te kene nevoje per ndihma shteterore. Ne mesin e bankave europiane mosbesimi eshte ne rritje dhe bankat nuk pranojne ti japin hua njera-tjetres. Ngushtica ne kredidhenie eshte tashme realitet tha per gazeten Sddeutsche Zeitung shefi i Institutit te Ekonomise Gjermane Michael Hther. Shoqata e bankave gjermane e kundershtoi kete vleresim. Banka Qendrore Evropiane pak para Krishtlindjeve vuri ne dispozicion rreth 400 miliarde euro kredi per bankat thuajse pa interes per te ruajtuar likuiditetin ne sistem.
Banka Qendrore Evropiane Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift BQE para sfidave te shumta.
Spiranca e fundit e sheptimit ne detin e krizes eshte de facto Banka Qendrore Evropian ECB. Ajo blen ne menyre masive obligacione shteterore te vendeve me borxhe te larta dhe u ve ne dispozicion bankave ne veshtiresi para pa kufizim. Ky kurs i cili mund te kishte si pasoje zhvleresimin e parase shihet ne menyre kritike nga Banka Federale Gjermane. Vende te tjera te Eurozones si Italia Spanja apo Franca kerkojne nje rol me aktiv te ECB-se. Presidenti i kesaj banke Mario Draghi vazhdon te refuzoje hedhjen pa kufi te parave ne treg dhe shtypjen e parave te reja. Kjo eshte receta qe perdorin Banka Qendrore ne SHBA Federal Reserve dhe Bank of England ne Britanine e Madhe.
Para per FMN-ne
Meqenese ombrellat e shpetimit ne Eurozone jane aktualisht shume te vogla per shtete te medha si Italia ne rast nevoje duhet te ndihmoje Fondi Monetar Nderkombetar FMN. Kryetaret e shteteve dhe qeverive te BE-se i premtuan FMN-se se do te mbledhin 200 miliarde euro te cilat do ti vihen ne dispozicion shefes se FMN-se Christine Lagarde per shtimin e rezervave te fondit. Por sigurimi i ketyre mjeteve duket se eshte me i veshtire nga sa mendohej.
Autor Bernd Riegert / Eliana Xhani
Redaktoi Bahri Cani