E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

70-vjetori i kinematografisë shqiptare, Margariti: Mirënjohje të gjithë aktorëve që dhanë më të mirën

Kremtohet 70 vjetori i kinematografisë shqiptare. Kinostudio “Shqipëria e re” prej shumë vitesh nuk e kishte përjetuar një atmosferë e cila u zhvillua në 70 vjetorin e saj. Ministrja e Kulturës Elva margariti shprehu mirënjohje për të gjithë stafin e filmit dhe krijimin e prodhimeve të filmave shqiptar.

Ndërkohë aktorja e niohur shqiptare, Margarita Xhepa u shpreh se filmat shqiptare ishin një kohe e artë dhe pasioneve të mëdha për të realizuar filmat.

Në këtë 70-vjetor ishte një mbrëmje homazh për ata që nuk janë më dhe një falenderim për të gjithë kineastët, aktorët, piktorët, inxhinierët dhe teknikët që e bënë historinë e filmit shqiptar.

Një atmosferë e ngrohtë nën tingujt e kolonave te bukura zanore të kompozitorëve të njohur nga orkestra Simfoart.

Kinostudio “Shqipëria e Re”, e kthyer në 1992 në Albafilm dhe e mbyllur përfundimisht në vitin 1996, la një trashëgimi prej rreth 200 filmash, shumica e të cilëve, të realizuar nën propagandën e kohës.

/rtsh/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›