Marrëveshja për menaxhimin e Butrintit, Kuvendi rrëzon dekretin e Metës

Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për Marrëveshjen për Administrimin e parkut të Butrintit. Dekreti u rrëzua me 72 kundër, 27 pro dhe 2 abstenim.
Presidenti Ilir Meta riktheu dekretin më 20 qershor2022 për menaxhimin e Butrintit duke e cilësuar antikushtetues dhe se nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO.
Sipas presidentit Meta kjo marrëveshje për menaxhimin e Butrintit prek interesin publik shqiptar ku pasuria e vendit keqadministrohet dhe humbasin gjurmën e identitetit shqiptar.
Më herët vetë Presidenti i kishte bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të mos e votojnë këtë ligj, pasi nëse kjo miratohet do të përkeqësonte marrëdhënie të organeve të shtetit me shoqërinë civile, ekspertët, dhe qytetarët në tërësi.
Marrëveshja synon zhvillimin e Parkut të Butrintit, dhe kthimin e tij në një pikë të rëndësishme turistike. Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).
/rtsh.al/