E Shtunë, 31 Tetor 2026

700 mijë euro shtesë!

Ministria e Kulturës tashmë ka dërguar “selamet” e saj për rritje të buxhetit gjatë rishikimit që do të ndodh këtë muaj.

Por kërkesa që është bërë nga Ministria e Kulturës as për së afërmi nuk plotëson kërkesat të cilat janë parashtruar nga institucionet e kulturës.

“Ka ardhur një kërkesa jashtëzakonisht e madhe për buxhet shtesë nga teatri dhe disa institucione tjera por është e pamundur të sigurohet ndoshta një buxhet shtesë. Ne qëllimin e kemi ta mbrojmë atë buxhet që ka qenë i planifikuar në fillim të vitit 2010”, thotë Sali Morina, Sekretar Permanent i Ministrisë së Kulturës.

Vetëm Teatri Kombëtar ka kërkuar 250 mijë euro ndërsa Galeria e Arteve e Kosovës për ti zhvilluar projektet e planifikuara deri në fund të vitit do ti duhen edhe 40 mijë euro.

Ndërsa kërkesa e parë që MK ka dërguar është kërkesë për ridestinim të mjeteve që janë brenda MK-së.

“Po ashtu kemi dërguar një kërkesë shtesë qeverisë që kemi mungesë të buxhetit sidomos për institucione të Kosovës për institucionet vartëse”, thotë Morina, sekretar permanent i Ministrisë së Kulturës.

Kërkesa e parë është për 300 mijë euro në kuadër të subvencioneve dhe disa ndryshime për investime kapitale që kapin një shume tjetër.

Çfarë shume e tërësishme e mjeteve është kërkuar?

“Janë mbi 700 mijë euro që kërkohen. Sa i përket ridestinimit të brendshme ajo është dhe gjithsesi që është pozitive. Ndërsa sa i përket buxhetit shtesë jemi duke pritur, kërkesat janë të arsyeshme, politikat janë të nënshkruara, institucionet i kanë planifikuar politikat për vitin 2010 dhe besoi që edhe qeveria edhe parlamenti do të kenë mirëkuptim”, tha Morina për Express.

Gjatë vitit të kaluar, Ministria e Kulturës ndonëse kishte kërkuar buxhet shtesë nuk kishte arritur që po atë buxhet që kishte ta shpenzojë. Ndërsa Morina ka një arsyetim për këtë.
Problemi i parë që përmend Morina është tek projektet të cilat kanë ngecje ose njëkohësisht për projekte të cilat tre apo katër herë kthehen në procese të ritenderimit nga kompanitë të cilat nuk po tregohen të përgjegjshme.

“Dhe aty jetë pjesa e suficitit”, thotë Morina.
Ndërsa arsyetimi i dytë është ky:

“Ndërsa tek çështja e subvencioneve, subvencioni nuk jetë por ka mangësi. Me politikat që janë nënshkruar në fillim të këtij viti nga Valton Beqiri janë shkruar me minus duke shpresuar që në kuadër të rishikimit të ndahet një pjesë e buxhetit dhe të mbërrihet ai kriteri i vitit 2009”, tha ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›