E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëdhënia mes Chelsy dhe Harry në krizë

Krizë mes Chelsy Davy dhe princit Harry. Trashëgimtarja me origjinë afrikane ka vendosur që të kthehet në Zambia dhe të lë pas krahëve historinë me djalin e dytë të princeshës së ndjerë Diana.

Prej gjashtë vitesh ata kanë një marrëdhënie të trazuar, dhe sipas "Daily Mail", lidhja e tyre po shkon drejt dështimit.

Bjondja Davy u transferua në Britaninë e Madhe dy vite më parë për të cimentuar raportin jo fort të mirë me princin, por megjithatë ajo shpesh është shfaqur e shqetësuar dhe e përmalluar për familjen e saj.



Foto

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›