E Diel, 1 Nëntor 2026

71 monitorues per zgjedhjet ne Rahovec

Koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia ne Veprim beri te ditur se do te jete pjese e monitorimit te zgjedhjeve te jashtezakonshme per kryetar te komunes se Rahovecit qe do te mbahen te dielen.
Gjate procesit te monitorimit nga Demokracia ne Veprim do te jene te angazhuar 71 monitorues ne te gjitha vendvotimet si dhe do te kete edhe disa ekipe monitoruese .

Demokracia ne Veprim gjate dites se mbajtjes se zgjedhjeve do te kete nje qender ne qytetin e Rahovecit ku permes konferencave dhe komunikatave do te njoftoje opinionin e gjere per tere rrjedhen e procesit zgjedhor ne diten e votimit thuhet ne njoftim.

Koalicioni Demokracia ne Veprim iu beri thirrje te gjithe qytetareve te komunes se Rahovecit qe te marrin pjese masivisht ne votime per te shfrytezuar te drejten e tyre kushtetuese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›