Strategjia e re e NATO-s

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ne hapje te samitit nuk u kursye me fjalet e medha. Ne Lisbone po pagezohet NATO-ja e re tha ai. Ky samit mund te behet nje nga me te rendesishmit ne historine e aleances e cila krahas SHBA dhe Kanadase perfshin 26 vende evropiane. Aleanca e Mbrojtjes miraton nje strategji te re qe perben nje vazhdim te strategjise se vjeter te vitit 1999. Te reja jane krijimi i nje mbrojtjeje antiraketore mundesisht me Rusine dhe nje perqendrim i forte kunder piraterise ne internet si dhe operacionet ne mbare boten.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Paraqet strategjine e re Rasmussen ne Lisbone
E re eshte edhe klima me miqesore ndermjet fuqise se padiskutueshme drejtuese te NATO-s SHBA-se dhe aleateve evropiane. Interesimi i Presidentit te SHBA-se Barack Obama per partneritet eshte me i madh se i paraardhesit te tij George W. Bush i cili e konsideronte NATO-n si vegel per arritjen e qellimeve te veta ushtarake. Sekretari i pergjithshem danez Rasmussen synon qe me strategjine e re te ridefinoje edhe marredheniet me BE dhe me shume partnere ne mbare boten si OKB-ne. Gjithashtu organizata ushtarake duhet te zvogelohet dhe te behet me e lire. Ne strukturat komanduese te NATO-s do te shkurtohen qindra vende. Na duhen me pak dhjam dhe me shume muskuj tha Rasmusen. Se cili vend anetar duhet te heqe dore nga cili post nuk eshte negociuar ende.
Mbrojtja antiraketore duhet ta bashkoje NATO-n
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Te nje mendimi Presidenti amerikan Obama presidenti Sarkozi kancelarja Merkel dhe kryeministri Cameron Lisbone 19.11.2010
Gjermania dhe Franca rane dakord per nje formule kompromisi per carmatimin. Keshtu frikesimi nuklear nga fuqite berthamore te NATO-s SHBA Franca dhe Britania e Madhe do te vazhdoje per aq kohe sa shtetet e tjera te kene apo te perpiqen te prodhojne arme berthamore. Ne te njejten kohe NATO i permbahet objektivit te carmatimit dhe te nje bote pa arme berthamore ne te ardhmen. Kesaj i ka kushtuar rendesi te posacme ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle. Me shqetesim partneret e NATO-s hetojne qe senati amerikan mund te ndaloje ratifikimin e traktatit te ri te carmatimit te negociuar me Rusine START. Kjo dobesi e brendshme politike e Presidentit Obama ne politiken e brendshme mund te demtonte perpjekjet per te lidhur me ngushte Rusine me NATO-n. Presidenti i Rusise Dmitri Medwedew i cili pritet te shtunen 20.11.2010 ne Lisbone ka pohuar se ai do ta marre ne konsiderate pjesemarrjen ne nje sistem antiraketor ne Evrope. Mbrojtja antiraketarore ne baze te ideve te fundit te Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s Anders Fogh Rasmussen do te perbehet nga nje sistem prej sistemit tashme ekzistues te mbrojtjes mobile me raketa me rreze te shkurter veprimi. Keto sisteme mbrojtese te tipit Patriot i ka edhe Bundesveri. Anders Fogh Rasmussen e sheh mbrojtjen nga raketat nje projekt te rendesishem ku NATO dhe Rusia kane interesa te perbashketa sepse gjenden perballe te njejtit kercenim.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift NATO dhe Rusia kane interesa te perbashketa
Mbrojtja antiraketore do ta bashkoje NATO-n. Duke i afruar bashkepunim Rusise ne kemi nje shans per te krijuar nje sistem sigurie per te gjithe zonen euroatlantike tha Rasmussen.
Mbrojtje antiraketore e reduktuar
Me Rusine po punohet prej shume kohesh per mbrojtje antiraketore per rreze te shkurtra veprimi. Keto sisteme do te shtrihen kudo. Pervec kesaj do te kete nje sistem te mbrojtjes antiraketarore per Ameriken e Veriut. Nga sistemi antiraketor global i cili eshte ne gjendje te prese raketa interkontinentale SHBA dhe NATO jane distancuar. Komponentet perkates ne Poloni dhe eki nuk do te ndertohen me. Mbrojtja antiraketore globale u zhvillua nga Presidenti amerikan Bill Klinton dhe u vazhdua nga pasuesi i tij George W. Bush. Nga testet u kuptua shpejt se sistemi ishte shume i shtrenjte dhe relativisht i pasigurte. Kunder ketij sistemi pati protestuar Rusia sepse gjoja ai do te kishte pritur edhe arme berthamore ruse. Sistemi i ri i mbrojtjes antiraketore drejtohet tani kunder 30 shteteve ne radhe te pare Iranit qe zhvillojne dhe blejne arme me rreze te mesme veprimi. Turqia e miratoi me se fundi sistemin antiraketor por pretendon te marre nje post te larte komandues ne sistemin e mbrojtjes antiraketore.Bildunterschrift Fotografi ne grup e kryetareve te shteteve anetare te NATO-s
Lufta virtuale
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen vuri ne dukje se aleanca ka nderkohe rreth 100 000 ushtare te dislokuar jashte vendi qe nga Afganistani deri ne Kosove. Ne te ardhmen vec ushtareve prej mishi dhe gjaku do te shtohet edhe lufta virtuale. Nje pikerendese ne strategjine e re perben edhe lufta kunder piraterise ne internet. U tha se shoqerite jane krejtesisht te varura nga komunikimi elektronik dhe interneti. Prandaj mbrojtja e ketyre sistemeve eshte nje detyre e re per NATO-n. Cyber-War po behet gjithnje e me e rendesishme. NATO do te ngreje kapacitete te reja ne kete fushe.
Autor Bernd Riegert/Angjelina Verbica
Redaktion Eliana Xhani