75% e femrave nuk do të ishin martuar me një burrë të papunë!
Punësimi ka ndikim të madh mbi martesën. Rregulli i pashkruar është që së paku njëri nga partnerët të gjejë punë para se të fillojnë planet e dasmës.
Pikërisht për shkak të kësaj, nuk është për tu habitur hulumtimi i ri, i cili tregoi se 75% e femrave nuk do të ishin martuar për burrë të papunësuar, por gjithashtu, 65% të femrave nuk do të kishin vendosur për martesë nëse vetë ato nuk janë të punësuara.
Këto rezultate deri diku e spjegojnë trendin botëror të shtyerjes së martesës, dmth njerëzit presin të punësohen për ta thënë fjalën Po.
Edhe pse femrat thonë se punësimi është parakusht shumë i rëndësishëm për martesë, 91% e femrave së pari do të ishin martuar nga dashuria, sesa nga të hollat!
Hulumtimi ishte bërë në YourTango dhe ForbesWoman. P.K