E Hënë, 2 Nëntor 2026

75-vjetori i Kolegjit të Europës, Veliaj: Hapja e kampusit në Tiranë, prani e mentalitet evropian

Kolegji i Europës festoi 75-vjetorin në Bruksel, që përkon me hapjen zyrtare të kampusit të tij të tretë në Tiranë.

Të ftuar nderi në ceremoni ishin kryetarët e Bashkive të Tiranës, Bryzhit dhe Varshavës, qytete që janë pritës të Kolegjit.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Tirana është pjesë e tre qyteteve që kanë një kampus të Kolegjit të Europës, bashkë me Bryzh dhe Natolin [Varshavë], me të cilat ndajmë një eksperiencë fantastike dhe ku ka ndodhur zgjerimi i parë për vendet e Evropës Qendrore. Hapja e kampusit në Tiranë sinjalizon një hapje të re dhe një zgjerim të ri, jo vetëm si anëtarësim në BE, por edhe si mentalitet evropian”, tha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Rektorja e Kolegjit të Europës, falënderoi kryebashkiakun e Tiranës për angazhimin e tij në këtë projekt historik.

“Aty ndjehet entuziazmi, ndihet prania e Bashkimit Europian në rajon, dhe jam shumë krenare për nisjen e vitit të ri akademik. Studentët po ndjekin kurset e tyre, po japin provimet, dhe presim që vitin tjetër të kalojmë në 55 studentë, e më pas të rritemi çdo vit, për të integruar plotësisht Tiranën”, tha rektorja Federica Mogherini.

Kampuset e Kolegjit të Europës në Tiranë, Bruzh dhe Natolin vazhdojnë të jenë një urë për bashkëpunimin dhe integrimin europian./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›