8 Marsi, Berisha ‘hero’ i festës Brohoritet nga gratë si Enveri

Të tjera rreth shkrimit Ban Ki Moon: Të ndalim dhunën ndaj gruas Si lindi 8 Marsi? Nderohet sakrifica e grave në botë Bachelet: Ti themi JO diskriminimit e dhunës kundër grave Përse gratë janë në qendër të politikës së jashtme të SHBA VIDEO/OKB i dedikon këngë: One Woman
TIRANE - Një sërë aktivitetesh janë parashikuar për t’u zhvilluar sot në Tiranë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Mes protestave dhe festimeve gratë shqiptare do të përkujtojnë ditën e tyre ndërkombëtare. 8 Marsi është dita e kremtimit global të grave dhe shërben jo vetëm për bashkimin e tyre pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, respekt, vlerësim dhe dashuri ndaj grave.
Dita nisi me takimin që ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi, zhvilloi me gratë parlamentare. Duke vlerësuar rolin e grave parlamentare, diplomati i lartë shprehu shqetësimin për përfaqësimin e vogël të grave në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 Qershorit.
“Shqipëria ka gra të suksesshme, por shqetësim për Bashkimin Evropianë është përfaqësimi i vogël i grave në listat e zgjedhjeve. Popullsia e Shqipërisë e barabartë, por në parlament gratë janë vetëm në 16.7 %. Përgjegjësia juaj është përfaqësimi i grave në parlament. Në parlament ju jeni zëri i atyre që nuk dëgjohen. Duhet të zbatohen dispozitat e Kodit Zgjedhor për përfaqësimin“. Me këto fjalë iu drejtua ambasadori Sequi grave parlamentare gjatë një mëngjesi pune që organizoi me to.
KRYEMINISTRI: FALENDERIME PER GJITHCKA BETE PER SALI BERISHEN
Ora 11:25 Nën tingujt e këngës“I need a hero”, kryeministri Berisha është pritur nga mijëra vajza e gra, të cilat kishin mbushur pallatin e Kongreseve. Mund të themi se për një moment kryeministri u ndje vërtet hero, teksa vajza e gra, nëna, zonja e zonjusha në sallën e Kongreseve, brohorisnin gjatë gjithë kohës emrin e tij “Berisha, Berisha, Berisha”
“I falenderoj për gjithçka ato kanë bërë për Sali Berishën, për çdo burrë, djalë, familjar, për Shqipëirinë, për kombin në të tëra kohërat…Mirënjohje e thellë. Me shpirtin tuaj të lirë në përmbysjen e diktaturës dhe ndërtimin e një shoqërie të lirë”, -tha në fjalën e tij para të prnaishmëve shefi i qeverisë.
Ndërsa më tej, Kryeministri vuri theksin në krijimin e një shoqërie me barazi gjinore. “Shqipëria nuk ka nevojë të quhet burrë apo grua, Shqipëria ka nevojë jetike të jetë vendi i grave e burrave të barabartë. Le të luftojmë së bashku për ta bërë vendin e qytetarëve të barabartë”, tha shefi i mazhorancës.
SEQUI TAKIM ME GRATE PARLAMENTARE: SHQETESIM I BE-SE PERFAQESIMI I ULET
Në orën 08:15 ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi, organizoi një mëngjes pune me gratë parlamentare.
“Kënaqësi dhe nder për mua që të vazhdoj këtë ditë me ju në këtë festë”- u tha ambasadori Sequi grave parlamentare, të cilat i konsideroi si “modeli i grave të suksesshme”.
Ai shprehu shqetësim për përfaqësimin e vogël të grave në listat e zgjedhjeve. “Shqipëria ka gra të suksesshme Shqetësim për BE- në është përfaqësimi i vogël i grave në listat e zgjedhjeve. Popullsia e Shqipëria e barabartë, por në parlament gratë vetëm 16.7 %. Përgjegjësia juaj është përfaqësimi i grave në parlament. Në parlament ju jeni zëri i atyre që nuk dëgjohen. Duhet të zbatohen dispozitat e Kodit Zgjedhor për përfaqësimin. “- tha ambasadori i BE.
PROTESTA NE KQZ
Tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në mëngjes do të protestohet për të kërkuar zbatim rigoroz të kuotës gjinore në politikën shqiptare. “Barazia e grave nuk shitet për 10 milionë lekë” - është manifestimi që u organizua sot në oërn 09:30 nga koalicioni për nxitjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në politikë.
URIMI I KRYEMINISTRIT NE FACEBOOK: ZOTOHEM PER BARAZI
Ora 09: 00 "Te dashur miq! Sot eshte dite nderimi te madh, mirenjohje te thelle per nenat, bashkeshortet, vajzat dhe motrat tona qe me dashurine, virtytet, perkushtimin dhe aftesite, sakrificat e tyre pasurojne, zhvillojne, fisnikerojne kaq shume shpirtin, jeten, familjet tona, shoqerine tone dhe Shqiperine. Duke ju shprehur sot mirenjohjen tone me te thelle dhe urimet me te perzemerta grave, nenave motrave, vajzave shqiptare le te zotohemi ne, per te bere gjithçka qe Shqiperia çdo dite e me shume te behet vendi i barazise reale midis burrit dhe gruas, nenes dhe babait, vellait dhe motres. Gezuar 8 marsin! sb"- shkruan kryeministri në profilin e tij në facebook.
(Foto: Urimi i Sali Berishes sot ne facebook)
URIMI I RAMES NE FB: SFIDA JONË TË NDALIM KRIMIN NË FAMILJE
Ora Urimi nga rrjetet sociale për gratë dhe vajzat shqiptare erdhi sot paradite edhe nga kreu i PS-së Edi Rama. Shoqëruar dhe me një foto ku ai është mes bashkëshortes së tij Linda Rama dhe nënës Aneta Rama, kryetari i PS-së duke përcjellë urimin thotë se sfida e sotme mbetet barazia mes gruas dhe burrit dhe “ padyshim, sfida alarmante e ditëve të sotme përballë dhunës e krimit në familje që rëndon egërsisht mbi vajzat e gratë”
Në mes të dy grave më të rëndesishme të jetës sime dua t'u uroj megjithë zemër gëzuar 8 marsin të gjitha nënave, grave e vajzave të këtij vendi, ku sot më shumë se asnjëherë në gjithë këto vite lirie mbetet e hapur sfida e barazisë mes gruas e burrit. Sfida e krijimit të mundësisë së vajzave të vogla në zonat e vështira për të ndjekur shkollën njësoj si djemtë. Sfida e lehtësimit të barrëlindjes për nënat e pasiguruara ngase të papuna dhe e uljes së papunesisë femërore në tërësi. Sfida e trajtimit josdiskriminues të vajzave e grave kur konkurojnë me djem e me burra për një vend pune. Sfida e rritjes së pjesëmarrjes së grave në jetën publike dhe e zgjerimit të kuotës së tyre të përfaqësimit në këshilla vendore apo parlament. Dhe padyshim, sfida alarmante e ditëve të sotme përballë dhunës e krimit në familje që rëndon egërsisht mbi vajzat e gratë. 27 gra të vrara në vetëm vitin e 100 vjetorit të pavarësisë janë një këmbanë buçitëse për shoqërinë dhe për ne, socialistët e progresistët shqiptarë në radhë të parë. Do të ndërmarrim një politikë të re qeverisëse të barazisë gjinore e të shanseve të barabarta me votën e 23 qershorit për të rilindur Shqipërinë dhe do të hedhim hapa shumë domethënës në këtë drejtim. Falë edhe një grupi të fortë grash e vajzash që do të jenë pjesë e skuadrës sonë kombëtare për një Rilindje Shqiptare dhe do të luajnë rol kyç në qeverisjen tonë. GEZUAR!
(Fotoja e publikuar nga Rama në facebook bashke me urimin per 8 Marsin)
CFARE SIMBOLIZON 8 MARSI
Dita Ndërkombëtare e Gruas daton që prej vitit 1857, kur gratë punëtore të fabrikave në New York protestuan kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.
Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në New York, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante.Tragjedia shënoi ditën në të cilën gratë përveçse festojë, edhe protestojnë për të kërkuar më shumë të drejta dhe barazi gjinore në të gjithë botën.
Redaksia Online
(s.g/Gre.M/Shqiptarja.com)