8 amerikanë të vrarë në L.A

Një i dyshuar, që besohet të jetë vrasësi, ka qenë i vetëm kur shtiu disa herë në sallonin e flokëve. Dorazi u arrestua nga policia pas të shtënave vdekjeprurëse ", pa asnjë afër rezitence," tha zëdhënësi i policisë Steve Bowles i Departamentit të Policisë në qytetin Seal Beach .
Policia e ka identifikuar personin që shtiu me armë zjarri - mbasi ai u paraqitë si ish burri-e njërës prej viktimave, sipas gazetës njujorkeze New York Daily News.
Një dëshmitar okular tha se dorazi ka vrarë në fillim ish-gruan e tij, të quajtur Michelle, e cila ka punuar në sallon megjithëse kishte marrë një "thirrje" për të mos punuar në atë sallon flokësh.
"Ai e qëlloi herën parë drejt e gruan e tij, atëherë ia vuri armën një punonjësi tjetër, që quhet Randy , një tjetër stilist i këtij salloni. Kur Randy iu kthye për t'i kapur armën - njeriu e ka qëlluar Randy-n dhe pastaj dukej i "çakërdisur" nuk dinte se çfarë po bënte ... unë vetëm pashë një armë që nxirrte plumba njëri pas tjetrit, saqë ai nuk dinte me u ndal.
"Me të mbërritur kemi gjetur gjashtë njerëz të vdekur, në mes të sallonit së bashku me tre punonjës të tjerë të plagosur në mënyrë kritike, të cilat janë transportuar menjëherë në një spital lokal. Dy të plagosur vdiqën më vonë nga plagët e tyre në spital duke e çuar numrin e të vdekurve në tetë veta" tha ai.
Të shtënat ndodhën rreth orës 1:30 të pasdrekes sipas orës lokale në Salon Meritage, një sallon bukurie mjaft luksoz i vendosur përgjatë autostradës bregdetare Pacific Coast Highëay, në jug të Los Angelos-it.
"Dorasi për momentin i kapur të gjithë në befasi deri sa njerëzit filluan duke dalë jashtë, mes tmerrit dhe britmave të tmerrshme me atë se çfarë po ndodhte", tha Zach Benson, i cili ishte duke punuar në një restorant aty pranë,duke shtuar se "Ishte një skenë shumë e çuditshme dhe e përgjakshme." (ina)