SHBA hap zjarr ne parukeri vriten 8 persona

Një person i armatosur hapi zjarr në një floktore në Kaliforninë e Jugut duke u marrë jetën 8 personave e duke plagosur rëndë një tjetër. Burime policore bënë të ditur se dy viktima ndërruan jetë në spital. Personi i armatosur hapi zjarr rreth orës 1 e 30 kohë kur dhe në sallon kishte shumë njerëz.
Ndërsa ende nuk është bërë i ditur identiteti i vrasësit mësohet se ai pas masakrës hipi në një kamion të bardhë e u largua nga skena e krimit. Pak minuta më pas u ndalua nga forcat e rendit dhe u arrestua pa bërë kurfarë rezistence. Sipas një ish punonjëseje të floktores mes viktimave ishte dhe ish gruaja e të arrestuarit e sipas dëshmitarëve të cituar nga media lokale në qëndër të mosmarrveshjeje ishte kujdestaria për fëmijët.
Sipas medias kaliforniane emri i vrasësit ishte Scott Dekraai, ndërsa dhe një punonjëse e sallonit, viktimë e sulmit quhej Michelle Dekraai. Megjithatë policia nuk konfirmon ende asnëj pistë ndërkohë që hetimet vazhdojnë.
Delina Bitraku