E Diel, 1 Nëntor 2026

8 deputete 23 pyetje ministritMafie dhe skllaveri ne miniera

Vdekjet e shpeshta dhe kushtet e punes te minatoreve ne Shqiperi shtyjne 8 deputete te opozites te kerkojne marrje informacioni prej ministrit te METE Nasip Naco qe te hedhe drite mbi gjendjen dhe shfrytezimin e minierave duke nisur nga vdekjet ne Minieren e Bulqizes dhe gjithe misterin korruptiv qe lidhet me dhenien ne koncension te kesaj miniere. Deputetet bejne akuza te renda dhe i paraqesin 23 kerkesa ministrit. Ka dyshime serioze sipas te cilave grupe teresisht mafioze e te veshura me pushtet kontrollojne shfrytezimin dhe tregetimin e mineralit duke perdorur minatoret si skllever e pasurine kombetare si mall pa zot

I nderuar z. Minister

Edhe pse greva e minatoreve mori fund pak kohe me pare me nje marreveshje ndermjet Sindikates dhe Shoqerise Koncesionare ACR duke i dhene vetem zgjidhje te perkohshme problemeve te vete minatoreve familjeve te tyre qytetit dhe banoreve qe jetojne me galerite e minieres fakte te njepasnjeshme me kokefore sesa justifikimet politike Tuajat te Kryeminsitrit e te Qeverise na lene te kuptojme se zgjidhja perfundimtare eshte me larg se kurre sic eshte rreziku fatal me afer se ndonjehere me pare.

Minatoret vazhdojne humbin jeten ne galerite e minierave. Vetem gjate ketij muaji kane humbur jeten mbi 5 minatore. E pavaresisht shkaqeve te deklaruara ose te fshehura fakt mbetet se femije e familje vazhdojne mbeten jetim mes kater rrugeve pse kane humbur prindin vellain a te afermin ne erresiren e tuneleve.

Pasuria kombetare ne minieren e Bulqizes ashtu si dhe ne cdo burim tjeter minerar vazhdon te shfrytezohet pa asnje kriter duke rrezikuar seriozisht shkaterrimin perfundimtar dhe varrosjen pa kthim te pasurise kombetare.

Ka dyshime serioze sipas te cilave grupe teresisht mafioze e te veshura me pushtet kontrollojne shfrytezimin dhe tregetimin e mineralit duke perdorur minatoret si skllever e pasurine kombetare si mall pa zot.

Galerite e minierave jane shendruar ne kampet e perqendirmit te koheve moderne ku varferia mban peng vete jeten dhe lirine e minatoreve e familjareve te tyre nderkohe qe pushtetare e biznesmene te babzitur nxjerrin miliona euro perfitime me ccmimin e lire te lekures se minatoreve skllever qe varferia i detyron te punojne e vdesin ne galerite e minierave.

Ne keto rrethana ne ushtrim te detyres tone si Deputet ne Kuvendin e Shqiperise e pavaresisht presioneve mafioze e korruptive te njepasnjeshme ndaj nesh qofte nepermjet botes se erret te krimit a qofte nepermjet padish gjyqesore te stisura ne kazanin e korrupsionit ne qeveri e gjyqesor

Ne mbeshtetje te nenit 48 te Kushtetutes ne te cilin parashikohet se Kushdo vete ose se bashku me te tjere mund tu drejtoj kerkesa ankesa ose verjetje organeve publike te cilat jane te detyruara te pergjigjen ne afatet dhe kushtet e caktuara me ligj

Ne mbeshtetje te nenit 8 te ligjit Per Statusin e Deputetit ne te cilin parashikohet se Deputeti ka te drejte te kerkoje shpjegime per cdo ceshtje qe ka te beje me permbushjen e detyres se tij te ministrave ose drejtuesve te institucioneve te tjera qendrore si dhe te cdo institucioni tjeter ne administraten shteterore e te qeverisjes vendore. Drejtuesit ose stafet e tyre jane te detyruar ti pergjigjen deputetit brenda 15 diteve nga data e paraqitjes se kerkeses

Kerkojme informacion te detajuar e te plote per ceshtjet e poshteshenuara

1. Sa jane minatoret qe kane humbur jeten ne galerite e minierave nga viti 2000 deri sot
2. Cila eshte pozita ligjore e kompanise ACR ne raport me shtetin shqiptar
3. Cili eshte kontraktori i vertete Vazhdon Darfo me nenkontraktor ACR apo eshte ACR qe zevendeson Darfo me ndryshim emri
4. Darfo SRL dhe Darfo SPA jane e njejta kompani apo dy te ndryshme
5. Cili eshte aktiviteti ekonomik i ACR nga viti 2000 kur eshte regjistruar per here te pare si person juridik deri ne 2007 kur filloi biznesin e mineralit ne Bulqize
6. Sa eshte prodhimi i mineralit te kromit ne Minieren e Bulqizes
7. Nga prodhimi i pergjitheshem i mineralit te kromit sa eshte shkrire ne uzinat e ferrokromit dhe sa eshte ekportuar direkt si mineral
8. Sa eshte vellimi i eksportit te mineralit te kromit apo ferrokromit ne ton dhe ne vlere
9. Bazuar ne Marreshjen koncesionare te miratuar ne Parlament 10 vite me pare sa eshte totali i investimeve te realizuara nga Koncesionari per secilin nga zerat e marreveshjes
10. A ka filluar te hapet Zona Veriore e minieres se Kromit Bulqize Sa eshte avancuar drejt thellesise dhe kur perfundon hapja e saj
11. METE dhe ju si Minister i METE i njihni vlere ligjore dhe detyruese marreveshjes se nenshkruar ne 9 Korrik 2009 ndermjet Ministrit Ruli dhe ACR marreveshje qe modifikonte marrdhenien koncesionare por qe ende sot e kesaj dite nuk eshte miratuar ne parlament sic e kerkon ligji
12. Cili eshte arsyetimi institucional bazuar ne Kushtetuten e RSH dhe legjislacionin ne fuqi sipas te cilit kjo marreveshje edhe pse e pamiratuar ne Parlament ka fuqi ligjore
13. Sa eshte fitimi i deklaruar i Koncesionarit kryesor ne Bulqize
14. Sa serioz eshte rreziku qe Bulqiza te shkaterrohet per shkak te mungeses totale te investimeve kapitale
15. Sa eshte numri total i subjekteve te licensuara qe shfrytezojne pasurite minerare te Bulqizes
16. Ne dijenine tuaj sa eshte numri i subjekteve qe punojne pa asnje license
17. Sipas raporteve qe ju dispononi afersisht sa ton mineral perben tegu i mineraleve qe eksportohet
18. Cilat jane kushtet e punes se minatoreve
19. Sot qe flasim a po punohet ne ndonje zone qe haptazi cilezohet si tejet e rrezikshme per jeten e minatoreve
20. Sa eshte numri i ceshtjeve gjyqesore te perfunduara ndermjet kompanive private dhe METE sa i perket shfrytezimit te pasurive minerare dhe cili eshte perfundimi i tyre
21. Per ceshtjet gjyqesore te perfunduara ne favor te kompanive private sa eshte shuma totale e demshperblimit te caktuar nga gjykata qe duhet te paguaje shteti
22. Sa eshte numri i ceshtjeve gjyqesore ne vazhdim ndermjet kompanive private dhe METE sa i perket shfrytezimit te pasurive minerare dhe cila eshte ecuria e tyre
23. Miniera e Kromit Bulqize a eshte shpallur si miniere me regjim gazi A garantohet jeta e punonjesve ne kete miniere duke punuar me paisje qe nuk plotesojne kushtet e antideflagrances

Pervec pergjigjeve per keto pyetje kerkojme te na vini ne dispozicion gjithashtu edhe te gjithe dokumentacionin perkates qe disponon METE dhe agjensite shteterore te varesise prane METE.

Gjithashtu kerkojme te na vihet ne dispozicion i gjithe komunikimi ndermjet kompanise koncesionare Dedeman dhe METE ne menyre specifike shkresat me nr. Prot. 1742/3 dt. 20.04.2011 dhe 25.04.2011.

Po keshtu duam te na vihen ne dispozicion urdherat Tuaja si Minister nepermjet te cilave keni urdheruar ndalimin e punes ne Minieren e kromit Bulqize dhe me pas fillimin e punes ne kete miniere.
Ne pritje te pergjigjes Tuaj brenda afatit te parashikuar nga ligji

Saimir Tahiri
Eduard Shalsi
Besnik Baraj
Blendi Klosi
Artan Goci
Ndue Kola
Arion Mucaj
Anduel Xhindi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›