E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 dhjetor kur nisi renia e rregjimit

Plot njezet vjet me pare me 8 dhjetor 1990 studentet e fakulteteve te ndryshme te Tiranes qe protestonin per mungesen e kushteve ne Qytetin Studenti u derdhen ne drejtim te bulevardit Deshmoret e Kombit.

Marshimi i tyre u ndal nga forcat e policise dhe te sigurimit te shtetit por protesta shenoi fillimin e renies se rregjimit komunist.

Studentet u takuan me Ramiz Aline por kjo nuk ndryshoi gje. Nen thirrjet liri-demokraci ajo qe ndryshoi ishte historia.

Kater dite me pas me 12 dhjetor 1990 u themelua partia e pare opozitare Partia Demokratike. Qe prej riardhjes ne pushtet te kesaj partie ne vitin 2005 8 dhjetori perkujtohet zyrtarisht si dita e rinise.

Partise Demokratike i pelqen ta shohe veten si trashegimtare direkte te aspiratave te studenteve te dhjetorit.

E verteta eshte se aspiratat e studenteve per demokraci dhe per nje Shqiperi europiane gjenden sot ne programet politike te tera partive politike ne Shqiperi. Se sa jane realizuar keto aspirata kjo eshte ceshtje e debatit politik.

Prec Zogaj eshte per shembull nje nga figurat e asaj kohe qe ne karrieren e tij te gjate politike ka pasur periudha afrimi dhe largimi me Partine Demokratike.

I lene jashte listave te kesaj partie ne zgjedhjet e fundit ai eshte figure e opozites ne emer te se ciles u shpreh se kujton me respekt dhe nderim te madh studentet e dhjetorit.

Ne perkulemi me mirenjohje te madhe para guximit mencurise dhe vendosmerise se tyre per tu perballur me diktaturen e fundit te asaj kohe ne Europe. Ne perkulemi para kujtimit te pavdekshem te liderit te Levizjes Studentore Azem Hajdari. Duke evokuar sot kete dite te shenuar opozita e bashkuar deshiron te nenvizoje se e konsideron levizjen e dhjetorit nje vlere kombetare. Opozita e bashkuar gjen rastin te zotohet dhe te premtoje sot nje demokraci funksionale qe mbeshtetet ne zgjedhjet e lira e te ndershme si themel i demokracise eshte shprehur Zogaj.

Dita e Rinise eshte feste zyrtare dhe dite pushimi per administraten. Por festimet per 8 dhjetorin jane shtyre per shkak te permbytjeve. Kesaj here ato do te mbahen nen sloganin e Nje Shqiperie pa viza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›