Pahor Mbeshtetje ne rrugen e integrimit

Kryeministri i Sllovenise Bahut Pahor gjate vizites zyrtare ne Tirane ka siguruar autoritetet me te larta shqiptare se Sllovenia si vend anetar i Bashkimit Europian mbeshtet plotesisht zgjerimin e BE-se me vendet e Ballkanit Perendimor.
Por kryeministri slloven nuk ka mohuar faktin se aktualisht Keshilli Europian per shkak te veshtiresive ekonomike ne eurozone nuk ka ne axhende diskutimin e ceshtjes se zgjerimit megjithe nje kerkese te hershme te Sllovenise.
Kryeministri Pahor ka inkurajuar autoritetet shqiptare qe te bejne sa me shume progres ne permbushjen e standarteve te kekruara per integrimin europian ne menyre qe vendi te jete ne nje situate sa me te mire kur te diskutohet ceshtja e zgjerimit.
Pahor e ka konsideruar liberalizimin e vizave per Shqiperine si nje proces jo vetem te merituar por edhe si nje hap drejt integrimit europian. Vizita e kryeministrit Bahut Pahor u zhvillua me rastin e hapjes se ambasades se Sllovenise ne Tirane.