8 lekë më pak! Ja çmimet e reja të karburanteve, në fuqi prej orës 13:30

Bordi i Transparencës ka zhvilluar sot më 15 prill, mbledhjen e radhës, në të cilën ka vendosur çmimet tavan të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe nënproduktet e saj.
Kështu, sipas sipas vendimit nafta me pakicë do shitet jo më shumë se 207 lekë për litër, duke u ulur me 8 lekë nga 215 lekë që ishte më parë.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 207lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.
