E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten çmimet e karburanteve në vend, nafta shitet me 215 lekë/litër, rritet me 3 lekë edhe benzina

Bordi i Transparencës ka bërë të ditur ndryshimin e çmimeve të karburanteve në vend, duke reflektuar një rritje si për naftën ashtu edhe për benzinën.

Sipas vendimit të fundit çmimi i naftës është rritur me 6 lekë, nga 209 lekë/litër në 215 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 203 lekë për litër.

Edhe çmimi i benzinës është rritur me 3 lekë, nga 175 lekë/litër në 178 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë deri në 166 lekë për litër.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 14 prill, në orën 15:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku pritet të pasqyrohen sërish ndryshimet e çmimeve të shitjes së karburanteve.

Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës që të zbatojnë vendimin në fuqi, duke paralajmëruar se çdo shkelje e konstatuar do të pasohet me masa administrative deri në pezullimin e aktivitetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›