8 maji Topi Rezultatet te administrohen me korrektese

Presidenti Topi e ka theksuar rolin e institucioneve te pavarura kushtetuese dhe konsolidimin e shtetit te se drejtes sidomos duke pasur parasysh trevjetorin e tragjedise se Gerdecit dhe zvarritjen e papranueshme te procesit gjyqesor te saj ne menyre qe qytetareve shqiptare tu rikthehet plotesisht besimi tek drejtesia.
Gjate nje takimi sot me Drejtorin Rajonal per Ballkanin Perendimor ne Zyren e Jashtme te Mbreterise se Bashkuar zotin Daniel Fern i cili po zhvillon nje vizite zyrtare ne vendin tone.
Presidenti Topi ka vene ne dukje mardheniet e shkelqyera te Republikes se Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkuar ku i ka shprehur mirnjohjen per mbeshtetjen e vazhdueshme qe i eshte dhene vendit tone nga nje vend historikisht mik aleat dhe nje partner strategjik per perparimin e proceseve integruese euro-atlantike.
Topi ka bere edhe nje pershkrim te zhvillimeve te me te fundit te Shqiperise ku nder keto ka cilesiuar edhe zgjedhjet vendore te 8 majit 2011 te cilat duhet te gezojne pjesemarrje masive te jene te drejta e te ndreshme dhe rezultatet e tyre te administrohen me korrektese.
Zoti Daniel Fern ka vleresuar rolin Kyc te Presidentit Topi ne lidhje me garantimin e kushtetuten siguroi kreun e shtetit per mbeshtetjen e palekundur te Mbreterise se Bashkuar.
Gjate takimit Presidenti Topi dhe zoti Fern ndane te njejten pikepamje persa i perket realitetit te ri dhe te qendrueshem ne Ballkan sidomos pas shpalljes se shtetit te pavarur demokratik e shume-etnik te Kosoves dhe rendesise se bashkepunimit gjitheperfshires mes vendeve te rajonit me synim integrimin e plote ne gjirin e familjes evropiane dhe strukturat euroatlantike.