E Shtunë, 31 Tetor 2026

Subashi Ristani po fotokopjon listat per Saliun

Deputeti socialist akuzoi kreun e KQZ-se se materialet qe iu mohuan PS-se po i jepen PD-se


TIRAN - Deputeti i Partise Socialiste Armando Subashi denoncoi dje Arben Ristanin si shkeles te ligjit per fotokopjimin e materialeve zgjedhore te qershorit 2009 ne bodrumet e KQZ me qellim venien e tyre ne dispozicion te Saliut.


Ne nje komunikim per mediat ai theksoi se ato materiale zgjedhore qe iu mohuan opozites duke shkelur Kushtetuten per te mos lejuar transparencen po perdoren nga Ristani per manipulimin e zgjedhjeve qe po afrojne.


Per te ndalur zbardhjen e te vertetes se 28 qershorit Ristani per llogari te Saliut i shpalli deri edhe sekret materialet zgjedhore madje per 25 vjet nderkohe qe Saliu dhe Luli i marrin permes Ristanit nga bodrumi i KQZ - deklaroi Subashi.


Nga ana tjeter vijoi ai pavaresisht se edhe OSBE e quajti shkelje mosmbylljen e regjistrimeve te reja ne regjistrin e gjendjes civile sistemi vazhdon te mbahet i hapur nga Poni per llogari te Saliut. Sipas tij Poni dhe Ristani jane te njohur ne manipulimin e zgjedhjeve dhe sot ata jane rivene ne levizje per te perseritur avazin e vjeter te Saliut.


Fajin e ka Saliu si per te gjitha paudhesite e regjimit te kusarise. Por populli opozitar nuk do ti lejoje keto zgjedhje te behen nje tjeter farse si ajo e 28 qershorit 2009. OSBE duhet te flase qarte per keto shkelje flagrante te ligjit dhe komuniteti nderkombetar duhet ta kuptoje se pa ndryshuar keto kushte smund te kete zgjedhje te lira e te ndershme ne Shqiperi - akuzoi kryeministrin deputeti i Partise Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›