E Diel, 1 Nëntor 2026

8 maji, si mbyllje e nje kapitulli tranzicioni Nga Bamir Topi

Te dielen me 8 maj ne mbare vendin qytetaret jane te ftuar te votojne per organet e reja drejtuese te pushtetit vendor. Per here te gjashte ne 20 vjet ju keni te gjithe pushtetin dhe hapesiren e nevojshme per te vendosur me voten tuaj per qeverisjen lokale te kater viteve te ardhshme. Ne ditet, muajt dhe vitet qe vijne, ju me te drejte do te kerkoni te keni cilesi me te larte jetese; qytete dhe komuna me te zhvilluara, me shume vende pune, shkolla e kopshte; me shume rruge te reja e infrastrukture moderne; me shume siguri ekonomike dhe sociale, me shume transparence ne vendimmarrje dhe politike qytetare. Arritja e tyre nuk eshte e lehte: kerkohet pune e perkushtim, mireqeverisje dhe mbajtje e premtimeve, burime financiare dhe njerezore te mjaftueshme dhe pjesemarrje aktive e vete qytetareve.

Hapi i pare per jetesimin e tyre eshte verdikti juaj kushtetues permes votes se fshehte me 8 maj, zgjedhja juaj e lire dhe jashte cdo ndikimi pengues per kandidatet dhe partite politike qe ju besoni me shume. Eshte zgjedhje per ju, per familjet tuaja, per komunitetin ku jetoni dhe per te ardhmen e Shqiperise. 8 maji meriton te jete nje dite normaliteti demokratik, nje dite kur qytetaret i gezohen lirise dhe e perdorin ate per te mandatuar institucionet e qeverisjes vendore. 8 maji meriton te jete nje dite reflektimi e korrektimi per te gjitha gabimet e kaluara zgjedhore, nje dite qe mbyll nje kapitull tranzicioni dhe deshmon se shoqeria shqiptare i ka pranuar dhe bere te vetat vlerat e larta demokratike te familjes evropiane.

Bashke me ju kemi ndjekur shqetesimet qe lidhen me retoriken e ashper elektorale, problemet me debatet midis kandidateve, mangesite ne programe apo incidente dhune, me ndikim direkt ose indirekt negativ ne klimen zgjedhore.

E di se ashtu si une edhe ju do te kishit dashur qe ato te ishin evituar, qe fushata te ishte teresisht e qete, nje gare vlerash demokratike, ku respektohet mendimi i tjetrit dhe alternativa e tij, ku interesi publik ngrihet mbi ate partiak dhe ku zgjedhjet shihen e pranohen si normalitet demokratik.

E di gjithashtu se administrimi zgjedhor ne Shqiperi eshte atribut ligjor direkt i partive politike dhe se vullneti i partive eshte faktor percaktues ne cilesine e zgjedhjeve. Gjithsesi as detajet teknike dhe as natyra partizane e procesit, nuk mund te zevendesojne peshen dhe rolin percaktues qe ka vota qytetare me 8 maj.

Ju dhe vetem ju keni ne dore forcen morale e ligjore per ta shnderruar 8 majin ne dite suksesi per demokracine ne Shqiperi! Ato jane zgjedhjet tuaja, behen per ju, kerkojne fjalen tuaj dhe meritojne respektin tuaj maksimal!

Ftesa dhe deshira ime eshte qe ju, vellezer e motra, te merrni pjese masivisht ne zgjedhje; qe asnje pasiguri momenti apo ndjenje zhgenjimi, te mos u pengoje per t'i kushtuar vetes, familjes dhe vendit vetem disa minuta votimi; qe ne asnje rast te mos lejoni qe te tjeret te vendosin per ju, por ju vete te jeni aty te qete e te sigurt se po votoni te lire, se vota e juaj do respektohet, se zeri juaj do te degjohet dhe se me voten tuaj e ardhmja do te jete me e mire per te gjithe.

8 maji nuk do te hyje ne kujtesen tone politike per nga cilesia e programeve politike apo emrat e fituesve, por per nga vleresimi qe lidhet me standardet dhe produktin e tyre demokratik. Kur vendi eshte ne prove, te gjithe ne, zyrtaret drejtues, institucionet dhe aktoret politike e publike jemi ne prove. Shqiperia meriton nje qeverisje lokale efektive, proces zgjedhor te standardeve demokratike, demokraci funksionale dhe politika afatgjata zhvillimi dhe integrimi. Ky eshte rasti qe te demonstrohet ky vullnet politik. Kjo eshte sprova me e madhe per partite politike dhe udheheqesit e tyre politike.

Dita e zgjedhjeve eshte dite e qytetareve dhe jo e militanteve partiake, ndaj pres e inkurajoj partite politike ta perdorin natyren bipartiake te procesit administrues ne dobi te interesave qytetare e publike, sic edhe inkurajoj median te informoje dhe ndikoje pozitivisht ne transparencen e procesit.

Zgjedhjet e 8 majit jane momente pergjegjesie per te gjitha institucionet e parashikuar me ligj ne pergatitjen, mbarevajtjen dhe administrimin e tyre. Bashke me ju, te nderuar qytetare, pres qe dita e votimit te kaloje ne atmosfere te qete, qe administrimi i votes te jete korrekt dhe ne kohe, qe KQZ, komisionet e niveleve te dyta dhe grupet e numerimit te jene zbatues te paanshem te ligjit, qe vezhguesit vendore e te huaj te ushtrojne pa asnje veshtiresi funksionin e tyre.

Gjithashtu pres dhe kerkoj nga institucionet e rendit dhe sigurise, prokuroria, gjykatat dhe Kolegji Zgjedhor, - te jene aktive dhe teresisht profesionale ne permbushjen e misionit te tyre ligjor. Te gjithe deshirojme te shikojme tek keto institucione, - vullnet te palekundur me integritet profesional dhe etik ne zbatimin e Kushtetutes dhe te ligjit. Ju jeni garancia kushtetuese se vota eshte e shenjte, ajo duhet respektuar, duhet ushtruar, duhet garantuar, duhet numeruar dhe ne fund te procesit, verdikti i dhene me vote te lire, duhet pranuar nga te gjitha palet konkurruese. Ne vecanti detyra e Kolegjit Zgjedhor eshte te deshmoje pergjegjshmeri maksimale, paanshmeri, korrektese dhe shpejtesi per vleresimin e cdo situate ligjore qe do i paraqitet, duke ruajtur te pastra interesat e dhenies se drejtesise, te painfluencuara nga perpjekjet e politikes apo interesa te tjera. Vetem keshtu ju i beni nje sherbim shume te madh besimit tek drejtesia, shtetit te se drejtes dhe demokracise shqiptare.

***

Edhe njehere ju ftoj te merrni pjese ne zgjedhje, te jeni aty per t'i dhene jete e force demokracise funksionale, - dhe keshtu te ndihmoni qe me zgjedhjen tuaj te lire te shkurtojme rrugen evropiane te Shqiperise. Kjo eshte sfida jone, eshte interesi yne i perbashket.

*Mesazh i Presidentit per diten e zgjedhjeve vendore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›