E Martë, 3 Nëntor 2026

8 marinarë gjejnë vdekjen, 2 zhduken në det, një tjetër arrin të shpëtojë

Tetë marinarë kanë gjetur vdekjen pasi një anije me flamur të Koresë së Jugut u përmbys në brigjet perëndimore të Japonisë.

Një person tjetër u gjet jashtë rrezikut, ndërsa dy të tjerë janë zhdukur në det.

Sipas rojës bregdetare të Japonisë, anija e marinarëve u përmbys në prefekturën Yamaguchi pasi ekuipazhi kërkoi ndihmë në radio, ndërsa vazhdojnë kërkimet për dy marinarë të tjerë që ndodheshin në bord.

Anija thuhet se ishte në spirancë për shkak të motit të stuhishëm. Roja bregdetare shpjegoi se ajo mbante 980 ton acid akrilik.

Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar pranë qytetit Shimonoseki në jugperëndim të vendit.

Roja bregdetare japoneze raporton se ekuipazhi përbëhet nga dy koreanë, tetë indonezianë dhe një shtetas kinez.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›