8 milionë ndajnë Xabi Alonso me Realin
Megjithëse drejtuesit madrilenë patën sonduar mundësinë e transferimit të italianit D’Agostino, pista që të çon te spanjolli i Liverpulit nuk është braktisur përfundimisht. Sipas gazetës spanjolle “As” Reali i Madridit i ka bërë dy herë ofertë Liverpulit prej 24 milionësh herën e parë dhe 27 milionë në të dytën, por Benitez duke i patundur në kërkesën prej 35 milionë euro për mesfushorin Xabi Alonso.