KQZ shqyrton ankesat e disa subjekteve
Anëtarët e KQZ-së u njohën me ankesën e paraqitur nga përfaqësuesi i Partisë Konservatore, kandidati për deputet Sadik Berisha, i cili informoi Komisionin për shkeljet e konstatuara në disa KZAZ të Qarkut Durrës në procesin e numërimit të votave. Ai kërkoi nga KQZ rivlerësim të votave për qarkun e Durrësit për Partinë Konservatore, e cila në zgjedhjet e qershorit konkuroi në kuadër të Aleancës së djathtë "Poli i Lirisë".
Përfaqësuesi i PD-së duke kundërshtuar ankesën e këtij subjekti tha se në të mungojnë provat që të dëshmojnë shkeljet e konstatuara, ndërkohë që sipas tij pretendimet duhen provuar. Mbledhja e sotme e KQZ-së pritet të vijojë më pas me ankimimet e paraqitura nga PR, PS dhe G 99 për rivlerësim të votave në Qarkun e Beratit.