E Shtunë, 31 Tetor 2026

80 filma në Gjakovë

Edicioni i parë i Festivalit të Filmit në Gjakovë, ka nisur zyrtarisht të mërkurën në mbrëmje me një ceremoni që është organizuar në sallën universale të Pallatit të Kulturës. Filmi zviceran “Operacioni Casablanca” ka ‘testuar’ ekranin e madh për t’u lënë vend të enjten filmave konkurrentë.

Themeluesi i këtij festivali, Valdet Avdiu, ka thënë se me këtë festival po jetësohet një dëshirë e tij, e miqve dhe e adhuruesve të filmit.

Për pesë ditë do të kalojnë 80 filma të metrazhit të shkurtër. Dhjetë nga filmat ndërkombëtarë janë produksione franceze.

“Jemi të kënaqur që kemi mundur të mbështesim këtë festival, pasi kemi sjellë 10 filma”, ka thënë Alaxandrin Geraldine, përfaqësuese e Ambasadës së Francës në Kosovë. “Por nuk jemi vetëm, pasi së bashku me ne janë edhe Ambasada e Zvicrës dhe Aleanca franceze”.

Shfaqja e filmave garues ka nisur të enjten prej orës 16:00 në kinemanë “Paolas Cino”, si dhe në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›